|E enjte, Janar 19, 2017
  • NA NDIQ NË

Trump – “Gratë e bukura i puth menjëherë”, republikanët e braktisin 

USA – humë prej republikanëve më të lartë kanë tërhequr mbështetjen për kandidatin e partisë së tyre për President të SHBA-ve, Donald Trump, pas vërejtjeve të tij të turpshme në publik ndaj grave. Shumë Republikanë deklaruan se nuk do të votojnë për të deklaratave të Trump të publikuara të premten.

“Kur je i famshëm, me gratë mund të bësh çfarë të duash, ato ta lejojnë vetë”, thotë Trump në një video të regjistruar në vitin 2005 dhe e publikuar së fundi nga “Washington Post”.

Trump u vu nën presion pas publikimit të videos, ku thotë: “Gratë e bukura më tërheqin menjëherë, si me magnet dhe filloj t’i puth. Nuk më pritet, i puth menjëherë”.

Më të fundit që kanë tërhequr mbështetjen janë; ish-kandidati republikan për president, John McCain dhe ish-sekretarja e Shtetit, Condoleezza Rice.

McCain tha se komentet e zotit Trump “e bëjnë të pamundur që të vazhdojë të ofrojë mbështetje për kandidaturën e tij”, ndërsa zonja Rice tha: “Mjaft Donald Trump nuk duhet të jetë President. Ai duhet të tërhiqet!..”

New Hampshire Senatori Kelly Ayotte tha në një deklaratë: “Unë nuk mund dhe nuk do të mbështesë një kandidat për president që mburret rreth degradimit dhe sulm ndaj grave,” tha ajo.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Përmirëso shikimin me këto ushtrime https://t.co/GWP4zGttJj https://t.co/zOJuQZpdnS
497 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Ja vetitë kuruese të akullit në qafë

Nëse ju jeni si unë atëherë besoj se ju e përdorni akullin vetëm për ta ftohur pijen tuaj alkoolike. Por të gjithë ne e kemi përdorur atë gabim. Natyrisht që...

Close