|Thursday, December 8, 2016
  • NA NDIQ NË

Trump: Do jem President i të gjithëve. Falenderoj Hillary 

Donald Trump është presidenti më i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në fjalën e parë të tij si Presidenti i 45 i SHBA-së, Donald Trump falenderoi të gjithë amerikanët që e votuan, duke thënë se do të jetë president i të gjithëve.

Ai gjithashtu falenderoi zonjën Clinton për kontributin e dhënë për SHBA-në gjatë gjithë kësaj kohe

“Faleminderit të gjithëve. Sapo mora një telefonatë nga Clinton. Ajo na përgëzoi ne të gjithëve për këtë fitore. E përgëzoj atë për këtë fushatë të vështirë që ka bërë. I detyrohemi një falenderim të madh zonjës Clinton për kontributin që ka dhënë për vendin. Por tani është koha jonë, u them të gjithëve, demokratëve dhe republikanëve që të jemi të bashkuar. Ju premtoj të gjithë qytetarëve se do të jem President i të gjithë amerikanëve. Për ata që zgjodhën të mos më votojnë, u them që ne do të punojmë sëbashku për ta bërë këtë vend më të mirë. E jona nuk ishte një fushatë, por ishte një lëvizje e madhe e mrekullueshme, për të punuar për të ardhmen e vendit tonë. Duke punuar sëbashku kemi detyrë emergjentë për të rindërtuar vendin tonë. Kam punuar gjithë jetën me biznese dhe do ta përdor këtë potencial për të mirën e vendit tonë. Çdo amerikan do të ketë mundësinë të shfrytëzojë potencialin e tij. Do punojmë në gjithçka për shkollat, aeroportet, rrugët etj.Koha që kam kaluar në këtë fushatë ka qenë ndër ndereet e mia më të mëdha. E mira për të gjithë, do të ndodhë nën drejtimin tim. Do të kemi ekonominë më të fortë në të gjithë botën. Do të kemi edhe aleanca me shumë vende të botës. Të vendosim vetë fatin e vendit tonë, të ëndërrojmë gjëra të bukura e të suksesshme, dhe t’u themi të gjithë botës se kush jemi. Falenderoj prindërit e mi që më shikojnë nga lart. Kam mësuar kaq shumë nga ata, ishin prindër të mrekullueshëm. Falenderoj motrën time, dhe vëllain tim Robert.”

Add a Comment

%d bloggers like this: