|E diel, Qershor 25, 2017

Tryeza kunder droges, Basha braktiset nga PDIU dhe LZHK. 

Kryetari-i-PDK-Nard-Ndoka-Kryetari-i-PR-Fatmir-Mediu-Kryetari-i-PD-Lulzim-Basha-Kryetari-i-PDIU-Shpetim-Idrizi-dhe-deputeti-Edi-Paloka-gjate-nje-takimi-me-aleatet-e-PD-640x434   Tirane – Në fjalën e tij kryetari i demokratëve, Lulzim Basha listoi rezolutën e demokratëve për të bërë ndryshime ligjore përsa i përket emërimeve në administratë. Sipas tij, nëse kjo rezolutë nuk miratohet, atëherë protestat janë e vetmja zgjidhje për të larguar kryeministrin Edi Rama.

Në rezolutën e PD-së theksohej: “1. Përgatitja e një paketë ligjore për verifikimin e integritetit dhe largimin e punonjësve të inkriminuar nga:a) Policia e Shtetit; b) doganat; c) portet, aeroportet, pikat e kalimit kufitar; d) Forcat e Armatosura të RSH; e) administratë publike. 2. Përgatitja e një pakete ligjore për vendosjen e sistemit të verifikimit për të gjithë kandidatët që do të garojnë për tu zgjedhur në zgjedhjet për pushtetin qendror apo atë vendor, duke filluar nga zgjedhjet e ardhshme vendore.

3. Rivendosja e moratoriumit për skafet për dy vjet të tjera. 4. Përgatitja e një paketë masash për ndërgjegjësimin e komunitetit për rrezikun imediat dhe afatgjatë nga fuqizimi i industrisë dhe trafiqeve të lëndëve narkotike në vend si dhe marrjen e masave për rritjen e pjesëmarrjes qytetare në policimin në komunitet.” Krahas kësaj, Basha në fjalën e tij akuzoi mazhorancën se nuk miraton kërkesën e demokratëve për ngritjen e një komisioni hetimor për të hetuar personat e inkriminuar që janë futur në administratën publike.

Krahas kësaj, si përfaqësues i OJF-ve, Altin Goxhaj u ankua tek kryetari i Partisë Demokratike se mazhoranca ka bllokuar fondet nga BE-ja. Në fjalën e tij në tryezën e PD-së, Goxhaj theksoi se fondet që jepen çdo vit nga Bashkimi Europian nuk shkojnë më tek Organizatat Jo Qeveritare dhe prej kësaj është ulur edhe rendimentin i tyre në protesta.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Rama – Nga Jugu në Veri shkoni të votoni https://t.co/8YlKsInYNJ https://t.co/YG8jGHwAxV
11,394 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Meta – 20 votat e LSI janë për reformën në drejtësi sipas Venecias

Tiranë - Kryetari i Kuvendit Ilir Meta bën thirrje për një lexim objektiv dhe të paanshëm të rekomandimeve të Venecias me...

Close