|E hënë, Dhjetor 11, 2017

Taulant Xhaka luan me Shqipërinë. 

topelement    Ragip Xhaka ka mohuar shkrimet e disa medieve, të cilat kanë raportuar se Taulanti me qëllim nuk po grumbullohet me Kombëtaren shqiptare. Ai thotë se djali i tij ka qenë i lënduar dhe për këtë nuk ka mundur t’i bashkohet ekipit kuqezi.
Taulant Xhaka është ftuar tri herë në Kombëtaren shqiptare nga Gianni de Biasi, por asnjëherë nuk është bashkuar me ekipin kuqezi, pasi ka qenë i dëmtuar.
Mbrojtësi i Baselit, edhe këtë herë ka qenë në listën e lojtarëve të ftuar për tri miqësoret ndaj Rumanisë, Hungarisë dhe San Marinos, por nuk është grumbulluar. Xhaka, i cili është i pajisur me pasaportë shqiptare, nuk ka mundur të vishet kuqezi pasi ka qenë i lënduar. Kurse, mediat në Shqipëri kanë raportuar se mbrojtësi kosovar po e mashtron Kombëtare, duke mos dashur të grumbullohet.
Por, babai i Taulantit, Ragip Xhaka ka mohuar raportimet e medieve shqiptare. Ai ka thënë se djali i tij ka qenë i lënduar dhe se nuk ka mundur të grumbullohet me ekipin kuqezi.
“Taulant Xhaka nuk është mashtrues. Ai është lënduar në ndeshjen e fundit të Ligës së Kampionëve me Baselin. Taulanti ka qenë në rikuperim deri me 28 maj. Për këtë kam dëshmi dhe fakte nga klubi dhe mjekët. Ai ka qenë në rikuperim te mjeku i Jürgen Klinsmann”, ka deklaruar Xhaka për Express.
“Madje, Taulanti e ka lajmëruar kryetarin e Federatës Shqiptare të Futbollit dhe trajnerin. Ai iu ka bërë me dije se është i lënduar dhe nuk mund të luajë. Ai i ka thënë po Shqipërisë dhe do të mbetet ashtu”, ka theksuar Xhaka. Ragipi ka bërë të ditur se Taulanti do të rinis stërvitjet me 17 qershor, dhe do të bëhet gati edhe për sezonin e ardhshëm. Ai pritet t’i ndihmoj kuqezinjtë në eliminatoret për kampionatin Evropian, të cilat nisin në shtator.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Opozita i lëshon avion prej letre Tahirit në foltore

Tiranë - Akzuat ndaj ministrit Tahir si...

Close