|Sunday, December 11, 2016
  • NA NDIQ NË

Tupac gjallë, takohet me Rihanen? (fotot) 

Ka kohë që flitet se legjenda e repit Tupac Shakur, i cili u vra në moshën 25-vjeçare pasi u qëllua me armë më 1996, është gjallë dhe shëndosh e mirë.

Teoricienët konspirativ madje kanë krijuar webfaqe dedikuar jetës së Tupac, që thonë se dëshmojnë që reperi, që sot do ishte 44-vjeç, e ka ‘falsifikuar’ vdekjen e tij.

Një webfaqe amerikane pretendon se ka zbuluar fotografitë ku reperi shihet pranë yllit të popit Rihana, transmeton Gazeta Express.

Këto pretendime thonë se reperi ka qenë duke u fshehur në Kubë që 19 vjet. Për fotografitë e publikuara – për të cilat nuk dihet se a janë të vërteta a po jo – nuk kishte reaguar këngëtarja Rihana.

Por, sipas këtyre teoricienëve, besohet që Tupac është gjallë dhe takohet me Rihanen. /Gazeta Express

   

Add a Comment

%d bloggers like this: