|E martë, Tetor 24, 2017

Tupe – Ramës : “Brumbull” të dekorojmë plehrë e popullit/ 

edmond tupe

Nga EDMOND TUPJA – Studiuesi Edmond Tupja, në një shkrim për gazetën ‘Panorama’, flet me sarkazëm dhe ironi për Kryeministrin Edi Rama, duke iu referuar ligjit të Qeverisë për importin e mbetjeve në Shqipëri.“Kush shkon pas brumbullit, në pleh do vejë”, kështu shkruan Tupja në analizën e tij dhe shton se ka 3 pyetje për Kryeministrin Edi Rama.

“Çfarë do të bëhet me Shqipërinë tonë tmerrësisht demokratike me plehrat e grumbulluara prej vitesh në ndërgjegjen kutërbuese e një numri të caktuar shqiptarësh të rracës “homo politikus”, sidomos kur ata kacavirren në fikun e pushtetit dhe refuzojnë të zbresin që andej? A mund të riciklohen këto lloj plehrash? Nëse po, ku, brenda apo jashtë shtetit, në mos përtej planetit tonë”?

Këto janë tre pyetjet për të cilat Tupja i thotë Kryeministrit se duhet të përgjigjet.

“Po të ndjekim këtë logjikë Kryeministrore, i bie që nëse dikush na konsideron si pleh ose si plehrë, kjo nuk qenka sharje, përkundrazi, kjo përbëka një vlerësim të lartë dhe ne, me këtë rast mallëngjyes duhet të valëvitim flamurin e krenarisë kombëtare dhe nuk duhet të habitemi asesi nëse një ditë të bukur mësojmë që dikush nga ne shpallet për shembull “Plehrë e Popullit”, “Plehrë e Kombit”, “Plehrë e Partisë”, “Plehrë e bashkisë”, “Plehrë e merituar” etj, etj

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Pas skandali. Skena perversiteti në zyrën e hipotekës. Shkarkohen protagonistët (video)

Tiranë - Kjo është një video e xhiruar në ambjentet e zyrave të shtetit e më konkretisht në zyrat e...

Close