|Saturday, December 10, 2016
  • NA NDIQ NË

Turi etnokultutror “Hajd dalim nga Myzeqeja!” (fotot) 

Fier – Libofsha është shndërruar në vatrën e traditës dhe kulturës, të shoqëruar nga një atmosferë e vërtetë festive.

Banorë të zonës, përfaqësues të Parlamentit Shqiptar, përfaqësues të institucioneve vendore dhe vizitorë të shumtë morrën pjesë në aktivtetet e organizuara  në kuadër të turit etnokulturor, “Hajd dalim nga Myzeqeja!”, projekt i BashkisëFier që do të shtrihet në të gjithë Njësitë Administrative dhe që ka në fokus promovimin e vlerave natyrore, kulturore, arsimore dhe trashgimore.

Panorama më e mirë e morisë së vlerave që mbart kjo zonë ishte shpalosja në një panair të traditës kulturore trashgimore, të  gatimeve tradicionale, të produkteve bujqësore dhe artizanale, të cilat u paraqitën në një panair gjithëpërfshirës, me pjesëmarrjen e personave që kanë kontribuar vazhdimisht në zhvillimin social e kulturor dhe  të vet banorëve të zonës. Këta të fundit ishin epiqendra e vëmendjes dhe burimi i traditës që vazhdon të mbahet gjallë dhe zhvillohet prej tyre dita ditës.

Koncerti artistik, me pjesëmarrjen e grupeve folklorike dhe të nxënësve të shkollave të zonës mbylli siparin e këtij eventi të traditës së Libofshes

vlcsnap-2016-11-03-07h35m17s2 vlcsnap-2016-11-03-07h36m13s41 vlcsnap-2016-11-03-07h36m57s231 vlcsnap-2016-11-03-07h37m54s40

alb365

Add a Comment

%d bloggers like this: