|E shtunë, Tetor 21, 2017

Turisti cek bie ne gremine dhe humb jeten. 

kulle-karakteristike_thesh_dukagjin_shqiperi-e-veriut    Dukagjin – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak çaste më parë në fshatin Ndërlysaj të Dukagjinit. Një turist çek ra në greminë, e për pasojë humbi jetën.
Ngjarja ndodhi rreth orës 15:00, pasi turisti po shkonte për të parë Syrin e Kaltër, zonë turistike në Komunën Shalë. Ndërkohë, trupi i viktimës nuk është nxjerr ende nga gremina. Turisti ka qenë i shoqëruar nga dy persona të tjerë.
Sipas raportimeve që vinë nga vendi i ngjarjes, nga korenspondetja Eliona Kodra, për News24, bëhet me dije se viktima është David Pola, 44 vjeç. Aksidenti ka ndodhur në një rrugë të ngushtë, gjatë të cilët turisti ishte duke kaluar dhe më pas i ka rrëshqitur këmba, duke rënë nga një lartësi prej 100 metrash.
Duke mos ndërhyrë dot në vendin e aksidentit, për shkak të lartësisë 100 metër, një helikopter i Ministrisë së Brendshme u nis nga Tirana dhe më pas u bë e mundur nxjerrja e trupit. Helikopteri bëri të mundur transportimin e trupit të turistit çek në morgun e spitalit të Shkodrës.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
50 efektivë të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Fier dhurojnë gjak.

Fier - Uniforma blu të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Fier si dhe të komisariatit të policisë Fier , paraditen...

Close