|E hënë, Shkurt 19, 2018

Turizmi, të huajt “pushtuan” Shqipërinë. 

plazhet_shqiptare

plazhet_shqiptare

     Vlorë – Ka startuar fluksi i ikjes së emigrantëve në drejtim të shtetit fqinj, Italisë, nëpërmjet linjës së vetme Vlorë-Brindisi. Më shumë se 1200 pasagjerë janë nisur vetëm nëpërmjet një trageti ndërkohë që qindra të tjerë janë parashikuar të ushtojnë me tragetin tjetër i vendosur në dispozicion për përballimin e fluksit. Përvec emigrantëve, ajo që ka qenë e vecantë këtë vit, ka qenë prezenca shumë e madhe e shtetasve të huaj, ku vëndin e parë e zenë italianët.

Sipas kapitenit Petrit Agaj, në këtë sezon veror është parë një rritje, më shumë se 300 përqind se vitin e kaluar e shtetasve të huaj të cilët vijnë kryesisht për turizëm. Ai shton se janë një sërë faktorësh që kanë ndikuar në këtë rritje ku midis tyre përfshihet dhe siguria dhe largimi i imazhit negativ të Shqipërisë, ndërkohë që shumë vijnë me automjetet e tyre dhe pa pasur të njohur në Shqipëri.

Vetë shtetasit e huaj shprehen të kënaqur nga Shqipëria, edhe pse ka ende për të bërë. Ata shtojnë se imazhi i Shqipërisë nëpërmjet mediave ka qenë negativ por duke e parë nga afër është gjithshka ndryshe. “Do i sugjerojmë dhe miqve të vijnë në vëndin tuaj, u kënaqëm, u ndjemë mirë dhe na pëlqyen shumë gjëra. Ju siguroj që vitin tjetër që do kthehemi përsëri do jemi më shumë akoma”, shprehet një italian.

Në një tjetër rast, një i ri vlonjat është shprehur se ka sjellë dhe pronarin e tij i cili përvec pjesës turistike, është shprehur se po interesohet dhe për hapjen e një biznesi në Shqipëri.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Britania e madhe jashtë BE

Britania e Madhe ka votuar...

Close