|E martë, Dhjetor 12, 2017

Turneu Elbasan U-14, Apolonia prek finalen. 

10450973_759560580732523_3137056780248985269_n     Elbasan – Përsëri Apolonia konfirmon forcën e saj në rritje. Do të ishte aktiviteti i fundit për këtë sezon sportiv ku  djemtë e drejtuar nga trajnerët Darian Adhamidhi dhe Aldi Gërmai do të arrijnë suksesin e radhës, duke u renditur të dytët në mitingun e basketbollit për moshat e reja. I titulluar ‘’Turneu U-14 Elbasan’’ ai do të ishte eventi i tretë sportiv, ku ekipi U-14 mori pjesë gjatë sezonit të vitit 2013-2014.      Gjatë turneut i cili u zhvilllua në datat 7-8 qershor Apolonia u përfaqsua me tre ekipe të sistemit zinxhir, ku ai i Bam-Pasaralave ( U-14 ) u rendit në vendin e dytë. Paraqitjet e mira te djemve fierakë la mbresa edhe tek organizatorët pjesmarrës. Në ndeshjet e zhvilluara në pallatin e sportit ‘’Tomorr  Sinani‘’ në Elbasan, pas sukseseve të radhës në përballjet Apolonia-Perla 29-14, Apolonia-Butriniti 37-16, Apolonia-Superior Basket 33- 6 dhe Apolonia-Elbasani 35-8, fierakët humbën në ndeshjen finale përballë Superior Klima me rezultatin 37-25, duke u renditur të dytët midis .

Ishte një vit i gjatë dhe me aktivitete të ngjeshura, u shpreh pas takimit trajneri Darian Adhamidhi. Megjithatë djemtë i përballuan të gjitha takimet me sukses duke rritur cilësinë dhe perfeksionin nga ndeshja në ndeshje. Duke bërë krahasimin me disa vite më parë tashmë ndodhemi në një stad tjetër, ku jo vetëm mund të përballemi me çdo ekip të Tiranës apo të Shqipërisë por vlerësohemi nga kundërshtarët si favoritë.

Mbi këtë bazë edhe synimet tona për vitin e ardhshëm do të jenë të tjera pasi po presim që stërvitjet ti zhvillojmë në ambientet e reja që do të na vihen në shërbim së shpejti. Besoj se ky ekip në të ardhmen nëse do të ketë këtë ecuri dhe do të mbështetet edhe nga faktorë të tjerë do të jetë fillimi i një cikli të ri në basketbollin fierak, prandaj dëshiroj ti falenderoj me radhë djemtë si: O. Shkurti, Xh. Ruzhdia, V. Naçollari, Xh. Rrapaj, I. Gjika, M. Xhafaj, D. Duraku, A. Llapaj, A. Kastrati, K. Bushi, B. Tërbunja dhe M. Salillari.

 Ndërsa trajneri tjetër Aldi Gërmau theksoi midis të tjerave se: Ishte një aktivitet shumë i bukur dhe me vlera, i organizuar nga ana e Federatës Shqiptare të Basketbollit, që tashmë po i kushton rëndësie edhe moshave, pasi për të rritur nivelin dhe numrin e ekipeve të të rriturve në këtë sport duhet filluar puna pikërisht nga ky nivel.

Nga aktiviteti kemi mbetur të kënaqur deri diku, sepse të arrish shkallën e dytë të podiumit natyrisht që është prestigj. Shprehem kështu sepse kemi një ekip të kompletuar në organikën e të cilin bëjnë pjesë edhe lojtarë të ekipit kombëtar për këtë moshë.

 Gjithsesi e rëndësishme të theksohet është edhe fakti, se prej disa viteve në qytetin tonë të Fierit po punohet mirë në këtë drejtim prej një stafi të kualifikuar. Kështu shumë shpejt shpresoj dhe besoj se me këta djem do të arrijmë majat e basketbollit shqiptar. E rëndësishme është të përmend se një meritë të madhe në këtë drejtim ka edhe kolegu Ervis Qorraj, pasi ishte ai që me punën dhe rezultatet e tij arriti të krijoj këto ekipe.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Çfarë bëri Lorik Cana me Rita Orën në prapasken? (video)

Dyshja Lorik Cana dhe Rita Ora mbrëmë...

Close