|E premte, Gusht 18, 2017

TURP/ Mitingu i PS dhe flamuri kombëtar 

Fier – Për të ardhur keq, turp do ta quaja hedhjen e përdhosjen e flamurit kombëtar përtokë. Kur ti, unë, ne, nuk e duam , nuk e respektojm flamurin kombëtar, nga cili presim ta respektojë. Pse kjo shplarje truri nga partitë politike?

Pasditen e djeshme PS zhvilloi takimin elektoral përmbyllës në Fier ku mori pjesë edhe kryeministri Edi Rama. Miting madhështor. Sheshi i mbushur plot me qytetarë. Ata mbanin në duar flamuj të PS, pankarta të ndryshme , llojë llojë sikundër mbanin edhe flamurin kombëtar.Deri ktu në rregull,

Por pas mbarimit të mitingut flamuri kombëtar hidhet përtokë. Pse?

Pse nuk ka një orientim? Pse nuk ka një atdhedashuri? Pse nuk ka një dashuri për flamurin kombëtar? Pse të hidhet përtokë? Pse të shkelet? Pse-të skan fund për flamurin tim, flamurin tënd, flamurin ton.

Çfarë pret nga ai që hedh përtokë flamurin? Çfarë patriotizmi, atdhedashurie pret nga ata që shkelin flamurin?

Turp, turp, turp

(foto me flamujt përtokë është bërë në lokal në qëndër të qytetit fier, Numani). Fotot jan publikuar edhe nga Kristaq Ziu)

alb365

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Bejko : Kokëdhima, Bimbashi i Vilajetit të Jugut anulonë mbledhjen e këshillit bashkiak

Gjirokastër - Roland Bejko kryetar i PD në këtë rreth ka denancuar në faqen e tij në rrjetin social facebook...

Close