|E martë, Janar 24, 2017

“Turqia është e para në botë sa i përket pranimit të refugjatëve” 

Turqi – Drejtori i Qendrës Informative të Kombeve të Bashkuara për Marokun, Fethi ed-Debbabi, tha se Turqia është e para në mesin e vendeve që kanë pranuar më shumë refugjatë në botë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në konferencën për media në kryeqytetin maroken Rabat para Samitit të OKB-së për Refugjatët dhe Migrantët që është planifikuar të mbahet të hënën e ardhshme në New York, Debbabi tha se “Turqia është e para në botë sa i përket pranimit të refugjatëve”.

“Sipas të dhënave të OKB-së, në gjysmën e parë të vitit të kaluar Turqia ka pranuar më shumë se një milion e 838 mijë refugjatë. Atë me 1.5 milionë e ndjekin Pakistani, Libani, Iraku, Etiopia, Jordania, Kenia, Uganda, Çadi dhe Sudani”, deklaroi Debbabi.

Ai tha se çdo minutë në botë migrojnë 24 persona dhe shtoi se kriza që është shkaktuar nga gjendja në fjalë ka detyruar OKB-në që ta organizojë Samitin për Refugjatë dhe Migrantë.

Debbabi po ashtu ka tërhequr vërjejtjen për rritjen e vështirësive të cilat i përjetojnë refugjatët dhe migrantët, vdekjet në detra dhe trafikimin me njerëz.

Krahas kësaj, në konferencën për media ka folur edhe koordinatori rezident i OKB-së në Marok, Philippe Poisont. Ai tha se duhet gjetur zgjidhje për valën e migrantëve e cila shkaktohet nga konfliktet, varfëria, siguria ushqimore, diskriminimi dhe shkeljet e të drejtave të njeriut.

Poisont tërhoqi vëmendjen se për herë të parë po organizohet një samit në lidhje me këtë çështje. Gjithashtu ai theksoi nevojën që t’i jepet fund ksenofobisë e cila është rritur viteve të fundit./Agjencia Anadolu/

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Tirana Bank pranon zhdukjen 150 mln lekëve nga llogaria e emigrantit https://t.co/3Hyxc4OdFd https://t.co/ZdCjyRMsZw
505 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Gruri shëron Artritin dhe Reumën: Pini këtë dhe do të harroni dhembjet e eshtrave!

Ata që kujdesen për shëndetin e vet kohë pas kohe do t’ia përgatisin vetes çajin nga gruri, i cili është jashtëzakonisht i efektshëm në shërimin e artritit. Veç kësaj, ai...

Close