|E diel, Tetor 22, 2017

Twitter në krizë, largon njerëz nga puna ? 

Duke mos arritur të shesë veten, rrjeti social Twitter është duke planifikuar për të zvogëluar rreth 8 për qind të fuqisë punëtore të saj.

Twitter mund të largojë rreth 300 njerëz nga puna, të njëjtën përqindje që bëri vitin e kaluar, kur bashkë-themeluesi i kompanisë, Jack Dorsey mori detyrën e shefit ekzekutiv, thuhet sipas njerëzve të njohur me këtë çështje.

Planifikimi për shkurtime është ende në fazë të hershme dhe numri mund të ndryshojë, shtuan këto burime.

Një njoftim në lidhje me reduktimin e vendeve të punës mund të vijë para se Twitter t’i publikojë rezultatet e saj për të ardhurat e tremujorit të tretë. Në Twitter nuk pranuan të komentojnë për këtë çështje, raporton Bloomberg.

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Mashtrimi me punësimet në burg/ MD-se kërkon hetim për dy kandidatë të LSI

Ministria e Drejtësisë zbardh detajet e hetimit administrativ lidhur me rrethanat mbi procesin e rekrutimit fiktiv të stafit të IEVP...

Close