|E diel, Korrik 23, 2017

Uashingtoni: Droga po përdoret për të blerë zgjedhjet? 

USA – Problemi i drogës në Shqipëri duket se merr përmasa të tjera. Në një shkrim të publikuar nga HuffPost, theksohet se problemi i drogës në Shqipëri po prek të gjithë Europën.

Interesant është fakti se autori i shkrimit është Luke Coffey, drejtor i Qendrës për Politikat e Jashtme në “Heritage Foundation”, një zë i rëndësishëm në Uashington.

Bëhet fjalë për një think-tank konservator dhe vetë Coffey është një këshilltar politik dhe ish-veteran lufte.

Autori shkon larg, kur dyshon se shkak i përhapjes së drogës janë përpjekjet e qeverisë për të ruajtur pushtetin me paratë e drogës.

“Ajo që e bën unike situatën në Shqipëri janë akuzat, që vijnë sidomos nga Partia Demokratike e opozitës, se zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste janë të lidhur ose përfitojnë nga tregtia e drogës. Kryeministri Edi Rama është akuzuar vazhdimisht se nuk ka bërë mjaftueshëm për të ndaluar tregtinë e drogës në Europë. Dhe ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri është akuzuar se mbron dhe madje mbulon ata që janë të përfshirë në tregtinë e drogës.

Këto akuza ngrejnë një pikëpyetje: Çfarë e motivon elitën shqiptare që të përzihet me botën e errët të krimit të organizuar dhe kontrabandës së drogës?

Ndoshta përfitime personale. Ndoshta kjo është pjesë e një plani më të gjerë për të mbajtur pushtetin. Shqipëria vuan nga korrupsioni politik dhe ekonomik, nëse jo më shumë se pjesa tjetër e Ballkanit. Miliona dollarë mund të blejnë gjykatësit, gazetarët dhe prokurorët për të siguruar fitoren elektorale në të ardhmen.

Cilido qoftë motivimi, diçka e dyshimtë po ndodh”.

Autori përmend rastet e një avioni të ulur së fundmi në Ishëm dhe më pas të Klemend Balilit në Sarandë.

“Vitin e kaluar, autoritetet shqiptare pohuan se kanë shkatërruar 99.2 përqind të marijuanës në vend. Kjo është e çuditshme. Këtë vit, policia thotë se ka shkatërruar 1.7 milionë rrënjë kanabis, tre herë më shumë se shuma e shkatërruar vitin e shkuar. Matematika nuk shkon”.

“Niveli i korrupsionit buron nga elita politika dhe roli i Shqipërisë në tregtinë e paligjshme të drogës- të dyja me bashkëpunimin e supozuar të zyrtarëve të lartë qeveritarë- duhet të shqetësojnë hartuesit e politikave në Uashington dhe në mbarë Europën.

Jo vetëm sepse kjo po ndodh në një vend që do të bëhet anëtar i komunitetit Euro-Atlantik, por sepse rrezikon të destabilizojë një rajon tashmë të paqëndrueshëm”.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Pushuesit kosovarë gjenë ‘belanë’ në Vlorë https://t.co/AvNwnPz9Rx https://t.co/LFzVxjYHmm
11,312 people follow ALB365
Twitter Pic OwenFxtr Twitter Pic Zqyew Twitter Pic MilyarTa Twitter Pic emel_sal Twitter Pic Danchfil Twitter Pic Hanadi80 Twitter Pic Bougainv Twitter Pic olsimust Twitter Pic albanaHa Twitter Pic kwabbybo Twitter Pic PercjaSu Twitter Pic Ianndest Twitter Pic brent633 Twitter Pic ivicespe Twitter Pic dawifey1 Twitter Pic maycol_p Twitter Pic bs_badgu Twitter Pic angie_an Twitter Pic be_be_AT Twitter Pic koseno
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Koco kokedhima
Skandali në Sarandë, Kokëdhima: Distancohem nga veprime të tilla perverse.

    Tiranë - Pas skandalit të rëndë të ndodhur në zyrën e punës në Sarandë ku sekretari i deputetit...

Close