|Sunday, December 11, 2016
  • NA NDIQ NË

Uji pushton vendin, situatë e rëndë (foto e video) 

Reshjet e dendura të shiut gjatë orëve të fundit kanë sjellë edhe problemet e para të shkaktuara nga përmbytjet. Ministria e Mbrojtjes ka dërguar 30 trupa në qarkun e Lezhës, ndërkohë që janë në gatishmëri dhe 6 mjete të kalueshmërisë së lartë të cilat kanë ndërhyrë në përgjigje të kërkesës së emergjencës civile por dhe të vetë banorëve.

Forcat e ushtrisë dhe mjetet kanë ndërhyrë sipas kërkesave të qarkut Lezhë për evakum banorësh në zonat e rrezikuara nga përmbytjet. Ndërkohë që situata është problematike dhe në Fushë-Krujë ku janë tre familje në rrezik përmbytjeje, ndërsa kanë mbërritur forcat e ushtrisë për evakuimin e tyre.

Prurjet e shumta nga reshjet intensive të orëve të fundit kanë bërë që të hapen portat e HEC-eve në Shkopet dhe Ulëz. Sipas informacioneve të Shtabit të Emergjencave Civile në Lezhë, po shkarkohet me 1 mijë metër kub në sekond. Shkarkimet kanë sjellë situatë të rënduar në lumin Mat, në të cilin është rritur niveli i ujit, dhe rrezikon përmbytjen e zonës së Shënkollit.

Një grua ka përfunduar në ujë në zonën e “Nënë Katsheve” në kryeqytet.

Dy policë aty pranë kanë ngritur gruan teksa rrëshqiste mbi ujin që vërshonte.

Në video duket momenti kur gruaja gati sa nuk mbytet. Shirat e dendur që ranë gjatë mëngjesit të sotëm kanë shkaktuar përmbytje të shumta në të gjithë vendin.

Një qytetar ka mbetur i bllokuar në makinën e tij në Urën e Babrrusë tek lumi i Tiranës. Shkak është bërë moti i keq dhe me përmbytje.

Forcat xheniere kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes për ti ardhur në ndihmë qytetarit.

Moti i keq shoqëruar me erë të fortë dhe detin që shkon me forcen nga 6-7 ballë, pengon ankorimin e dy trageteve te linjes Vlorë-Brindizi në port.

Dy tragetet të cilët kanë mbërritur në orën nuk kanë mundur te ankorohet në port,duke qendruar në rade.  Ne bordin e dy trageteve ndodhen rreth 300 pasagjere,qe kane udhëtuar prej mbremjes së të hënës nga Italia në drejtim të Vlorës, por edhe automjete të ndryshme.

Drejtori i Emergjencave Civile bëri të ditur në në Fushë Krujë janë evakuuar 7 familje, ndërsa në Urakë të Burrelit 17 familje

Ministria e Mbrojtjes ka dërguar 30 trupa në qarkun e Lezhës, ndërkohë që janë në gatishmëri dhe 6 mjete të kalueshmërisë së lartë.

Forcat e ushtrisë dhe mjetet janë gati për të ndërhyrë sipas kërkesave të qarkut Lezhë për evakum banorësh në zonat e rrezikuara nga përmbytjet.

14915235_10209777565787896_4861843093894425537_n 14938100_10209777569227982_9088435749254027251_n 14980655_10209777565347885_6878900803501747410_n 14980700_10209777564707869_739416309072939736_n 15032214_10209777569027977_1268355927509949560_n 15036200_10209777567907949_9049259697334428052_n fadromaok

Add a Comment

%d bloggers like this: