|E hënë, Maj 22, 2017

Ul siparin De – Fest Theatër 

Fier – De – Fest Theatër në Fier është përmbyllur me një Balet Show konteporan, që u mirëprit dhe duartrokit nga publiku fierak.

Ishte një bashkëpunim I koreografeve Kozeta Bakiu me Elisa Barruchieri, drejtuese e trupës së Baletit pugliese, ai që nëpërmjet trupës së baletit të Universitetit të Arteve sollën një atmosferë ndryshe nga cfarë ishte mësuar publike fierak e që do të mbetet gjatë në shijet artistike të tij. Ky balet shoë u parapri nga një ekspozitë fotografike, produkt i punës disa ditore të 26 artistëve nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia, që u bënë pjesë e rrugëtimit “Kolonia e Fotografëve 2016”, për të fiksuar resurset e vlerat historiko – kulturore e traditën zakonore të trevës së Fierit. Edhe ky aktivitet ishte gjithshtu në kudër të projektit AdriaWealth (Pasuritë e Adriatikut), pjesë e së cilës u bë dhe finalizimi i marrëveshjes së bashkëpunimit mes 5 institucioneve (Bashkia Fier, DAR, Teatri Publik Pugliesse, Universiteti i Arteve Tiranë, shkolla Artistike “Jakov Xoxa”), i cili do të ndikojë në shtimin e mundësive për të thithur sa më shumë fonde alternative, në zhvillimin e mëtejshëm të artit dhe gjenerimin e zhanreve të reja që do t’i japin ngjyra dhe larmi shfaqjeve artistike e kulturore në Fier, sic është dhe baleti. Kjo ishte arsyeja që sot në një ceremony modeste u hap dega e baletit, që do të mundësojë në të ardhmen krijimin e një trupe baleti për Fierin. Në këtë mënyrë Fieri do të jetë i pari qytet (Bashki) që do të ketë një trup teatri dhe Baleti, që sot e ka vetëm Tirana.

14572245_529686757225889_5426044028296587998_n 14642216_529685563892675_5082479048264698901_n 14657355_529691160558782_7405807537991120467_n 14721672_529688970559001_7279074007963776384_n

alb365

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Rrethi çiklistik, policia merr masa https://t.co/yG7jBAk5wZ https://t.co/kvCkHFpulu
11,451 people follow ALB365
Twitter Pic brent633 Twitter Pic ivicespe Twitter Pic dawifey1 Twitter Pic maycol_p Twitter Pic bs_badgu Twitter Pic angie_an Twitter Pic be_be_AT Twitter Pic koseno Twitter Pic GoranPet Twitter Pic devendar Twitter Pic moazreza Twitter Pic shaunteb Twitter Pic ElkroniH Twitter Pic MindyL0u Twitter Pic brando_9 Twitter Pic Compa_Ab Twitter Pic BigbangP Twitter Pic jacobnie Twitter Pic INBUEX Twitter Pic DPtw09
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
4 në pranga për vjedhjen e një benzi

Fier - Sot me date 03.06.2015, u be arrestimi ne flagrance I shtetasve Thanas  Cuko, Romeo  Sinaj, Ervis  Balaj dhe...

Close