|E hënë, Shkurt 19, 2018

Ul siparin Festivali Ndërkombëtar "Bylispolifonia 2014". 

bylis fonia
bylis fonia

bylis fonia

    Mallakastër – Është mbyllur edicioni I gjashtë I festivalit Ndërkombëtar “Bylispolifonia 2014″.
Festivali u zhvillua në data 5, 6 korrik në qytetin antik të Bylis-it dhe u organizua nga Shoqata Polifonia Shqiptare, mbështetuar nga Ministria e Kulturës, Bashkia e Fierit, Bashkia e Ballshit, Prefekti I Fierit dhe Këshilli I Qarkut Fier.
Në festival morrën pjesë 15 grupe polifonike:
1- Grupi Polifonik I Mallakastrës,
2 Grupi Polifonik I Rrajcës,
3- Grupi Polifonik “Çipini” Vlorë,
4- Grupi “Fëmijët” e Skraparit,
5- Grupi Polifonik I Gramshit,
6- Grupi Polifonik I Dropollit,
7- Grupi polifonik “Bashkimi” Tiranë,
8- Grupi Polifonik I Janinës Greqi,
9- Grupi Polifonik “Bilbilat e Pollogut” Maqedoni
10- Grupi Polifonik Fier- Shegan
11- Grupi Polifonik I Bashkisë Fier
12- Grupi Polifonik Ura Vajgurore
13- Grupi Polifonik I Ansamblit të shtetit
14- Grupi Polifonik I Drashovicës
15- Grupi Polifonik I Kalivacit
Në të dy netët e festivalit u shpalos repertori I larmishëm dhe unikal I polifonisë Shqipatare, por dhe I asaj Maqedonase dhe Greke.
Vlerësimi I grupeve u bë nga një juri profesioniste e përbërë nga:
Muzikologu/ studiuesi i folklorit, Kosta Loli;
Muzikologu, Naxhi Kasaruho;
Profesor/ doktor, Bardhosh Gace;
Mjeshtri i madh, Ermir Dizdari;
Profesor/ studiues, Rexhep Gambeta;
Me çmimin e parë të Festivalit u vlerësua Grupi Polifonik I Janinës Greqi, ndërsa me çmimin e parë për grupet shqipatare u vlerësua Grupi Polifonik “Çipini” Vlorë.
Polifonia shqiptare ka vlera brilante të patjetërsueshme dhe këtë e faktoi edhe një herë në këtë festival me larminë e këngëve, valleve të kënduara. Në festival u realizua live përballja e traditave, kulturave dhe vlerave folklorike. Polifonia shqiptare është e larmishme. Ajo ndryshon nga zona në zonë, madje dhe nga fshati në fshat. Është një pasuri e cila që nga viti 2005 është shpallur në listën e kryeveprave fenomenale të kulturës shpirtërore të Botës dhe si e tillë nuk duhet të humbasë po dhe as të cënohet cilësisht. Ky vlerësim na obligon edhe më shumë jo vetëm për t’i ruajtur këto vlera kaq unikale që mbart kultura shpirtërore shqiptare, por dhe për ta bërë një faktor parësor të rëndësishëm për integrimin e kulturës Kombëtare Shqiptare në atë Europiane e Botërore. Pikërisht ky ishte dhe qëllimi kryesor I këtij festivali, I cili jo vetëm u arit me sukses, por dhe bëri të mundur promovinim e qytetit antik të BYLIS-it të cilësuar me meritë, kryeqendra e Ilirisë së jugut.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Rama – Me Lulin, pa Lulin, Kuvendi i ri kalon Vettingun

Nëse PD-ja hyn në zgjedhje...

Close