|E shtunë, Tetor 21, 2017

USA pezullon kontaktet me Rusinë për Sirinë 

Shtetet e Bashkuara pezulluan kontaktet dypalëshe me Rusinë lidhur me konfliktin në Siri.

Në një deklaratë, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, John Kirby tha të hënën se ‘Shtetet e Bashkuara po pezullojnë pjesëmarrjen e tyre në kanalet dypalëshe me Rusinë që ishin vendosur për të mbështetur ndërprerjen e luftimeve. “Nuk është një vendim që u mor lehtë’, tha ai.

Javën e kaluar, Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry kërcënoi se do t’u jepej fund bisedimeve me Rusinë për shkak të bombardimeve të saj të vazhdueshme në qytetin sirian të Aleppo.

SHBA, tha Departamenti i Shtetit, nuk kanë kursyer asnjë përpjekje për zbatimin e marrëveshjes me Rusinë për pakësimin e dhunës, por fatkeqësisht Moska nuk i mbajti angazhimet.

Përkundrazi, thuhej në deklaratën e DASH, Rusia dhe regjimi sirian zgjodhën të ndjekin një kurs ushtarak, siç duket edhe nga shtimi i sulmeve të tyre ndaj zonave civile, ku kanë vënë shënjestër objekte të rëndësishme civile, si spitalet.

Në deklaratë përmendej sulmi i 19 shtatorit ndaj një autokolone humanitare me ndihma.

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Gjakmarrja në Shqipëri sipas Al-Xhazira (video) .

Pas namit në Perëndim, rrjeti televiziv Al-Xhazira ka realizuar një reportazh për gjakmarrjen në vendin tonë, fenomen që ka prekur...

Close