|E enjte, Qershor 29, 2017

Ushqimet qe ndihmojne ne xirje. 

aee73e43650d4ef3a18fe2c0471e170d    Jo vetëm karotat dhe kajsitë janë aleatët më të mirë për tu nxirë. Ka edhe shumë të tjerë, të cilët ndikojnë së tepërmi në ngjyrosjen e trupit, në mënyrë natyrale. Nëpërmjet konsumit të ushqimeve të duhura nuk do të thotë vetëm të siguroni nxirjen e duhur, por edhe përmirësim të sistemit trupor kundrejt rrezeve dhe përballjes me diellin. Nuk ka një meny të përditshme për tu ndjekur. Këshillohet të konsumoni ushqimet e mëposhtme, në formë natyrale ose të përziera në vaktet tuaja të përditshme.

Fruta dhe perime me ngjyrë të gjelbër dhe portokalli– Janë të pasura me betakarrotenë, vitaminë , të cilat stimulojnë prodhimin e melaninës.

I gjeni tek: Karota, panxhar, kungull, speca, kajsi, neskulla, pjeshkë, pjepër, mango, papaja etj.

Fruta ngjyrë vjolë– Përmbajnë polifenolë, të aftë të luajnë rolin e antioksidantëve, duke larguar efektet negative të diellit në lëkurë (njolla të kapilarëve, rrudha, dehidratim, humbje të elasticitetit të lëkurës etj).

I gjeni tek: boronica, rrushi, frutat e pyllit.

Ushqime me vitaminë E– Është një antioksidant i fuqishëm që ushqen intensivisht lëkurën duke shmangur dehidratimin dhe lejon krijimin e një lëkure të butë dhe elastike.

I gjeni tek: Gruri, avokado, vaji i ullirit.

Ushqime të tjera që nuk duhet të mungojnë në tavolinën tuaj janë: Domatet, shegët, molla, soja.

alb365.com

 

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Bashkia – KUJDES nga temperaturat e larta, rrezik zjarri https://t.co/RFNvr9n7Fs https://t.co/55yzDd1Koc
11,392 people follow ALB365
Twitter Pic johnramp Twitter Pic Bougainv Twitter Pic cammipha Twitter Pic olsimust Twitter Pic albanaHa Twitter Pic kwabbybo Twitter Pic PercjaSu Twitter Pic Ianndest Twitter Pic brent633 Twitter Pic ivicespe Twitter Pic dawifey1 Twitter Pic maycol_p Twitter Pic bs_badgu Twitter Pic angie_an Twitter Pic be_be_AT Twitter Pic koseno Twitter Pic GoranPet Twitter Pic devendar Twitter Pic moazreza Twitter Pic shaunteb
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Serbi-Shqipëri, 10 episode që injoroi UEFA .

Të martën në mbrëmje pata mundësinë të ndjek drejtpërdrejt dhe mbi të gjitha nga fare pranë Serbi-Shqipëri, një ndeshje në...

Close