|E premte, Shkurt 23, 2018

Ushtria të formohet këtë vit 

Kosovë – Ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati u ka bërë thirrje institucioneve të vendit që në këtë përvjetor jubilar të shpalljes së pavarësisë ta përshpejtojnë procesin e transformimit të FSK-së.

Kastrati në një intervistë për “Epokën e re” ka deklaruar se institucionet e Kosovës së bashku me NATO-n dhe palët tjera duhet të ulen dhe ta trajtojnë një strategji e cila parasheh formimin e shpejtë të Forcave të Armatosura të Kosovës.

Ai ka thënë se formimi i ushtrisë së Kosovës është bërë nevojë e kohës.

Ish-komandanti i FKS-së ka theksuar se me formimin e Forcave të Armatosura, me rinimin e Policisë së Kosovës dhe me profesionalizimin e mëtejmë të Inteligjencës, sfidat në fushën e sigurisë do të jenë shumë më të lehta.

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Lu e Vlahutin javën tjetër tek grupet e PD, PS dhe LSI

Prania e Ambasadorit Amerikan Donald...

Close