|E mërkurë, Korrik 26, 2017

Vajza, djali që ka këto 11 veti po e kapët mos e lëshoni më 

Vajza, djalin me këto 11 veti mos e lëshoni t’ju ikë, sidomos nëse ju do

1. Derisa ju shikon, me të vërtetë ju shikon

Nëse mashkulli ju shikon drejt në sy dhe ju dëgjon – kjo është shenjë e interesimit të vërtetë. Pjesëmarrja në bisedë dhe bërja e pyetjes tregon interesimin e tij – ai dëshiron që të depërtojë në shpirtin e femrës, të kuptojë se çfarë personi është. Për të nuk është interesant vetëm kontakti trupor, e po ashtu femra nuk shërben vetëm si shtesë, ai dëshiron një partner të cilin e vlerëson, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

2. Është i mirë, por nuk lejon që ta shkelin të tjerët

Ekziston një tip agresiv i meshkujve, të cilët me sjelljen dhe qëndrimin e tyre bëjnë me dije se e konsideron veten më të mirë sesa të tjerët. Në anën tjetër, ekzistojnë meshkuj me karakter pasiv dhe me vullnet të dobët, të cilët mundohen që me dhunë tentojnë t’i bëjnë të tjerët që t’i pranojnë. Më i miri është mashkulli, i cili është kombinim i këtyre dy llojeve, që ka dozë të modestisë, por edhe të vetëbesimit. Zemra e tij është e butë, por mund të jetë edhe brutal dhe efikas në betejat e caktuara.

3. Di të ziejë

Nuk ka nevojë që të jetë kuzhinier kulmor, mjafton që t’i dijë bazat e përgatitjes së ushqimeve, në mënyrë që së pari vet, të mos durojë urie. Përpos që dashuria kalon nëpër lukth, aftësia gatuese është edhe dëshmi e gjindshmërisë së tij, si dhe vullnetit që t’i ndajë me juve detyrat e shtëpisë.

4. Është ambicioz, por edhe realist

Njerëzit që duan diçka më të mirë në jetë, por që nuk janë të gatshëm që të punojnë për këtë, janë të gjykuar që të jetojnë keq e më keq. Nuk është e thënë që mashkulli të jetë vizionar dhe ëndërrimtar me qëndrime të pamundshme rreth asaj sesi do të bëhet milioner, por që ta përdorë trurin e vet.

5. Fizikisht është aktiv

Aktiviteti i tij fizik është i lidhur ngushtë me atë si duket, por edhe sa përkujdeset për pamjen e vet dhe për shëndetin e vet. Ky është një plus i madh në sferën e dashurisë.

6. Është inteligjent, por jo edhe i pacipë

Djali i cili është inteligjent, i shpejtë dhe i pjekur, gjithsesi është një partner, të cilin do ta donte çdo vajzë. Është mirë të bisedosh, të marrësh këshilla dhe të diskutosh me dikë, i cili është i mençur, por vetëm nëse ai nuk është mendjemadh dhe i pacipë.

7. Di si t’ju bëjë të qeshni

Nëse djali nuk mund t’ju bëjë të buzëqeshni dhe t’ua rrisë disponimin, atëherë ai më mirë mos qoftë fare. Humori dhe qëndrimi pozitiv i partnerit kanë rëndësi për tërë jetën dhe janë ilaçi më i mirë kundër rutinës, mërzisë dhe stresit…

8. Ju do me gjithë zemër

Kjo doemos se është vetia më e rëndësishme e një mashkulli, të cilin mendoni ta keni pranë vetes për tërë jetën. Dashuria e vërtetë dhe afatgjatë nuk është diçka që mund të aktrohet, por as të fshihet. Ajo vërehet në shikim, mënyrën e prekjes, te këshillat… Një dashuri e tillë nxitë ndjenjën e sigurisë, e largon frikën dhe xhelozinë dhe sjell me vete një të ardhme të përbashkët, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

9. Është i gatshëm që të lëshojë pe

Ka shumë djem, sikur edhe vajza, që duan të kenë të drejtë në gjithçka, të jenë më të mençurit dhe të parët. Djali i cili ndonjëherë lëshon pe, heq dorë nga diskutimi, meqë që në fillim e di që ai nuk ka kuptim, është një mashkull i mençur, të cilin çdo vajzë do të donte ta kishte afër vetes.

10. Është aty nëse ju duhet

Një mashkull i vërtetë dhe një partner nuk ikë sapo që të paraqitet problemi i parë, p.sh. ndonjë sëmundje, apo probleme në familje. Ai dëshiron që të ofrojë ndihmë, e nëse nuk di dhe nuk mundet, mundohet që, të paktën, t’ju ofrojë ngushëllim.

11. Nuk është egoist

Djali i cili dëshiron që e dashura e tij të jetë e lumtur, nuk ka sesi të jetë egoist. Përpos kësaj, femrat ende jetojnë në botën e xhentëlmenëve, të cilët ua hapin femrave dyert dhe ua ngrehin karrigen.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Mënyra si rrini ulur në karrige tregon mbi personalitetin tuaj https://t.co/Dn0ekAcAvo https://t.co/WbGjgkN8kd
11,300 people follow ALB365
Twitter Pic NateMain Twitter Pic AnilaLil Twitter Pic OwenFxtr Twitter Pic Zqyew Twitter Pic MilyarTa Twitter Pic emel_sal Twitter Pic Danchfil Twitter Pic Hanadi80 Twitter Pic Bougainv Twitter Pic olsimust Twitter Pic albanaHa Twitter Pic kwabbybo Twitter Pic PercjaSu Twitter Pic Ianndest Twitter Pic brent633 Twitter Pic ivicespe Twitter Pic dawifey1 Twitter Pic maycol_p Twitter Pic bs_badgu Twitter Pic angie_an
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Sherr me thika, plagoset i riu.

     Fier - Tre të rinjë janë përfshirë në një sherr banal mbrëmjen e sotme ora 21 e 5...

Close