|E hënë, Dhjetor 11, 2017

Vajza e Michael Jackson – Babanë ma kan vrarë, mua më përdhunuan 

Vajza e Michael Jackson, ka tronditur me deklaratat e saj në intervistën e fundit për “Rolling Stone”.

Paris Jackson është shprehur se babanë e saj e futën në kurth dhe e vranë.

“Ai shpeshherë jepte detaje që të linin të kuptoje se dikush i ishte vënë pas. Një herë madje tha: ‘Ata do të më vrasin një ditë”,- u shpreh Jackson, e cila ishte vetëm 11-vjeç kur i ati vdiq si pasojë e një përzierjeje medikamentesh të dhëna me recetë nga doktori i tij.

Vajza e legjendës së muzikës fajëson doktorin për vdekjen e këngëtarit.

Ajo rrëfeu se disa herë ka tentuar të vetëvritet pasi në moshën 14-vjeçare e kanë përdhunuar. Paris tregoi se përdhunuesi i saj ishte shumë më i madh në moshë se ajo dhe i panjohur. Kjo ngjarje e zhyti atë në depresion dhe e çoi drejt drogës dhe tentativave të shumta të vetëvrasjes.

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Gjashtë “patatet e nxehta” të OKB-së

Gjashtë vatra krize aktualisht paraqesin shqetësim për...

Close