|E martë, Dhjetor 12, 2017

Vajzat e volejbollit të Himares letër Ramës për stadium . 

ekipi i volejbollit te HimaresVlorë – Vajzat e ekipit të volejbollit të Himarës vuajnë prej kohësh mungesën e një stadium të lojrave me dorë në Himarë. Falë edhe sukseseve të arritura në kampionat atyre u është premtuar një stadium por që ende nuk është bërë asgjë nga pushteti lokal.

Pikërishtë tre ditë më parë ato i janë drejtuar me një letër Kryeminsitrit Edi Rama  që të ndrhyjë e të japë kontributin e tij për ndërtimin e një stadiumi të lojrave me dorë në Himarë, pasi dëshirën e tyre pushteti lokal nuk ua plotëson dotë.

Ja letra e plotë e tyre.

Letër

Drejtuar:Kryeministrit te Republikes se Shqiperise
Zotit Edi Rama

I nderuar zoti Kryeminister.
Jemi 30 vajza te reja Himariote,qe militojme ne kampionatin e te rejave te kategorise se pare ne Volejboll dhe disa here kemi zene vendin e dyte ne kete kampionat.
Shqetesimi yne kalon per tek ju,pasi I jemi drejtuar shpesh here pushteteve vendore te Himares,por ende vazhdojme te luajme jashte Himares,per mungese te nje stadiumi ne perputhje me kerkesat e federates se volejbollit.
Shprehim kete deshire tek ju,si njeri ,si sportist,si Himariot dhe si Kryeminister,qe po tregoni se deshironi, qe njerezit e vendit tuaj ti largohen veseve te keqia dhe te merren me gjithshka qe mund te na orientoje drejt Europes dhe dinjitetit qe kemi.
Duke pare reagimin tuaj ne Divjake,ku menjehere vendoset te investoni per nje palester ,ju kerkojme edhe ne, te vendosni mendimin tuaj per te na bere edhe ketu ne Himare nje palester stervitjeje dhe ndeshjeje per ekipin tone modest por te afte te ngreje Himaren aty ku asnje ekip tjeter Himariot,i meparshem, nuk e ka bere,ne majat e nivelit sportiv te Shqiperise.
Me besimin se mirekuptoni shqetesimin tone,jemi te bindur se Ju,do te mundesoni investimin,qe kerkojme ne.

Ekipi I vajzave te reja te volejbollit Himare.
Himare me 04/12/2014

alb365.com

 

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Dy të arrestuar, një për hashash e tjetri pa patentë

Fier - Specialistët e Sektorit për Hetimin e...

Close