|E hënë, Shkurt 19, 2018

Varën fëmijën në pemë, ja ç’tha në polici babai 

Policia e Elbasanit ka reaguar ditën e sotme lidhur me një foto të publikuar ne media, ku duket një fëmijë i varur në pemë.

Blutë e Elbasanit bëjnë me dije se janë shoqëruan 3 persona nga fshati Zdrajsh, Librazhd, mes tyre edhe babai i djalit 6-vjeçar.

Në deklarime në polici, babai i fëmijës ka pohuar se djali nuk është dhunuar, por këtë veprim vëllai i tij e ka bërë para dy vjetësh në formë shakaje. Po ashtu, ai ka shtuar se i pranishëm ka qenë dhe ai vetë.

Lidhur me këtë rast hetimet vazhdojnë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan. Policia sekuestroi një aparat celular në cilësinë e provës.

Lidhur me këtë ngjarje, policia bën me dije se materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”

 

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Ja lëngu që i thoni lamtumirë “plakjes”

Kjo do të jetë receta...

Close