|E hënë, Shkurt 19, 2018

Vdekja e 21 vjeçares/ Gjyshi – Ma vdiqën mjekët, as barrelë për të marr vajzën nuk nxorën 

Gjyshi dhe babai i 21 vjeçares Xhuljeta Gjeka kanë rrëfyer mes lotëve momentin kur vajza e tyre humbi jetën në hyrje të spitalit të Fierit.

Gjyshi i saj thotë se askush në spital nuk i erdhi në ndihmë, ndërsa babai i vajzës bën fajtor mjekët për neglizhencën.

Ndërsa Nevila Shuke drejtoresha ë spitalit rajonal Fier duke shprehur ngushëllime për rastin, ka thënë se spitali ka ngritur një grup pune në lidhje me rastin si dhe pritet dalja e autopsisë për të sqaruar vdekjen e vaajzës.

“Në orën 3:30 na dha recetë mora dhe ilaçet erdha në shtëpi, çështje gripale më thanë. E mbajtëm çupën me trë ngrohta në orën 3  të natës vete në spital. Këtu ishte më e keqja. Çupa mua më ka vdekur tek porta e spitalit sepse nuk doli një njeri të më sillte një barelë. Kam bërtitur “o maskarenj” ndofta gabova, më ra çupa nga duart”, u shpreh mes lotësh gjyshi i vajzës.

Babai i 21 vjeçares u shpreh se vajza humbi jetën nga neglizhenca e doktorëve.

“Spitali i Fieri ka ngritur një grup pune i cili është duke bërë analizën e rastit, paralelisht ne jemi duke pritur edhe përgjigjen e autoposisë që të dalim në një rezultat” pretendon drejtoresha e spitalit.

 

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Hani portokalle, luftonë shumë sëmundje

Lëngu i portokallit vlerësohet se...

Close