|E diel, Tetor 22, 2017

Vdekja në QSUTe lushnjarit të ndaluar – Reagon policia Fier 

Fier – Më datën 17.09.2016, ora 17:50 u arrestua në flagrancë  shtetasi Fadil Hoxha, 53 vjeç, banues në fshatin Grabian, Divjakë,  dhe u referuan  materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë për veprën penale “Vjedhje” e kryer në bashkëpunim.

Ky shtetas u arrestua pasi  rreth orës 13:35 është kapur në flagrancë për vjedhje.
Shtetasi Fadil Hoxha ndodhej në dhomat e paraburgimit të Komisariatit të Policisë Lushnje.
Më datën 18.09.2016, rreth orës 11:30, shtetasi Fadil Hoxha ka patur dhimbje të forta në gjoks dhe menjëherē  është  njoftuar dhe ka ardhur ekipi mjeksor i urgjencës së Spitalit Lushnjë ku pas vizitës ai është shoqëruar për në spital ku është ekzaminuar nga mjeku kardiolog.qsut-naten
Nga mjekët e spitalit Lushnje është konstatuar se ky shtetas kishte probleme të rënda kardiake dhe është nisur me urgjencë për në spitalin “Nënë Tereza” Tiranë, por me gjithë nderhyrjet e bëra nga mjekët, në orën 18:10 ky shtetas ka ndërruar jetë në këtë spital.
Për këtë ngjarje është vënë në dijeni Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Lushnje dhe janë kryer të gjitha veprimet proceduriale.
Në vendngjarje është dërguar grupi hetimor për të kryer veprimet.
Sqarojmë se ky shtetas ka deklaruar se vuan nga tensioni dhe ka pasur me vete ilaçe të cilat i ka marë rregullisht.
Gjithashtu sot rreth orës 08.20 minuta  familjarët  janë njoftuar nga përgjegjësi i dhomave të paraburgimit qè ti sillnin edhe një ilaç tjetër që i kishte kërkuar në orën 08.15 shtetasi i arrestuar.
Rreth orës 10.15 minuta familjarët kanë sjellë edhe ilaçin tjetër të cilin e ka konsumuar në rregull.
Theksojmë se mjeku i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier ka asistuar rastin nga momenti i shoqërimit në dhomat  e paraburgimit e deri në QSUT.
Familjarët e personit të arrestuar nuk kanë pasur asnjë ankesë për trajtimin e problemit të tij shëndetsor deri ne momentin e përkeqësimit të shëndetit të tij, kur Policia ka bërë menjeherë shoqërimin për në Spitalin e Lushnjës.
alb365/policia

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Media greke – Mimi Kodheli, dje striptiste, sot ministre

Portrali grek makeleio.gr ka botuar një lajm me titull ku thuhet se Mimi Kodheli nga striptiste në klubet e natës në...

Close