|E diel, Gusht 20, 2017

Vdes 22-vjeçarja, hidhet nga kati i 16-të i “Sky Tower”. 

   Tirane – 88403_1Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë, ku një vajzë 22-vjeçare ka humbur jetën, pasi është hedhur nga kati i 16-të i ndërtesës së njohur si “Sky Tower”, në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se Irisi Belba, 22 vjeç nga Fieri, studente e shkëlqyer e Fakultetit Ekonomik, dega Financë në Tiranë, në kushtet e depresionit është hedhur nga kati i 16-të i ndërtesës. Gjatë rënies, trupi është përplasur me një shtyllë dhe më pas në trotuarin poshtë godinës së lartë. Grupi hetimor po merr në pyetje dëshmitarët për të qartësuar shkaqet e kësaj ngjarje tragjike.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se vajza ishte duke konsumuar një kafe me dy bashkëmoshatarë, në një nga lokalet që ndodhen në katet e larta të pallatit.

Sipas dëshmive të tjera, vajza është ngritur papritur nga tavolina dhe është vetëhedhur nga kati i 16-të.
Një dëshmi e mbledhur në vendngjarje thotë se vajza kishte mbetur në një provim dhe ky ka qenë shkaku i ngjarjes së rëndë.
Por hipotezat nuk kanë fund. Një dëshmitare thotë se vajza ka qenë duke bërë foto nga kati i fundit i ndërtesës dhe kur është mbështetur në dritare, xhami është thyer dhe studenta ka rënë nga lartësia.
Momentalisht ekspertët e policisë kane marre në pyetje vajzën dhe djalin që ndodheshin në tavolinë me 22-vje në lokal.
Ndërkohë, policia ka sekuestruar edhe pamjet filmike të godinës ‘Sky Tower’, për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Mbrojtje e posaçme Bashës dhe deputetes së PD-së Ademi .

Tiranë -  Merret në mbrojtje kreu i opozitës Lulëzim Basha dhe deputeja e PD-së Voltana Ademi . Kërcënimet, mbrojtje për...

Close