|E shtunë, Tetor 21, 2017

Vdes 49-vjeçarja, e para në histori që bëri transplantin e fytyrës 

Francë – Francezja Isabelle Dinoire, që ishte e para në botë që bëri transplantin e pjesshëm të fytyrës në vitin 2005, ka ndërruar jetë.

Spitali tha se Dinoire vdiq në muajin prill, por nuk njoftoi për të sepse familja kërkoi të mbante zi privatisht.

Pasi u shpërfytyrua rëndë nga qeni i saj Labrador, Dinoire-s iu vendos një hundë,mjekër dhe buzë të reja, në një operacion 15 orësh, të udhëhequr nga doktorët Bernard Devauchelle dhe Jean Michel Dubernard në spitalin Amiens.

Kur ajo u shfaq për herë të parë në publik me fytyrën e saj të re 4 muaj më vonë, edhe pse kishte shenja të dukshme, por që mund të qeshte si gjithë të tjerët, ky operacion u pa si një revolucion i vërtetë mjekësor.

Më vonë, mjekët zbuluan një tumor malinje, sipas deklaratës së dhënë të martën. Doktorët që ndoqën rastin e saj thanë se vuante nga kanceri në mushkëri, sëmundje e cila mund t’i ketë ardhur nga fakti që ishte një duhanpirëse e përjetshme.

Operacioni ndryshoi jetën e Dinoire dhe tërhoqi vëmendje ndërkombëtare. Që nga viti 2005 janë bërë 36 transplante fytyrash, përfshi të funit në Nju Jork, ku u bë transplant koke.

Nga 36 prej tyre, 6 kanë vdekur.

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Shitësi i drogës – Prince shpenzonte 40 mijë $ në muaj

Një person i cili dyshohet se është ish-shpërndarësi i drogës i këngëtarit Prince, që ndërroi jetë pak ditë më parë...

Close