|E mërkurë, Gusht 23, 2017

Vdes kryebashkiaku duke festuar fitoren e trete. 

1012_pettirosso_7-600x4501-630x300   Itali – Një ditë feste është kthyer në një ditë hidhërimi për familjen e Pasquale Landros, kryebashkiakut të ripozgjedhur për të tretën herë në krye të Zambrone-s, në provincën e Vibo Valentia në Itali.
59-vjeçari humbi jetën për shkak të një infarkti teksa festonte në rrugë me mbështetësit e tij.
Pavarësisht dërgimit të tij të menjëhershëm në një spital në Catanzaro, ai nuk ka mundur të mbijetojë.Mediat italiane flasin për një lodhje të madhe të të ndjerit Pasquale Landro gjatë procesit zgjedhor, shkak i cili e çoi atë në humbjen e jetës.
59-vjeçari Pasquale Landro kishte mundur të grumbullojë plot 698 vota (59.8%) kundrejt 469 votave të kundërshtarëve.Menjëherë pas rikonfirmimit të tij, ai vetë kishte pranuar se ndihej i lodhur, por kjo nuk e penguar atë të niste festimet. Pikërisht kjo dha Pasquale Landro-s goditjen fatale që i kushtoi jetën.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Bie nga lartësia 9 metra 23 vjeçari, dërgohet në spital.

    Fier - Më datë 06.07.2014, nga Komisariati Policisë Lushnje, raportohet se në urgjencën e Spitalit Lushnje, është sjellë i...

Close