|Thursday, December 8, 2016
  • NA NDIQ NË

Vendet që eksportojnë më shumë futbollistë 

Brazili dhe Franca janë vendet që eksportojnë më shumë futbollistë se çdo komb tjetër në 31 kampionatet dhe federatat e anëtarësuara në UEFA

Një raport i dalë këtë javë nga observatori i futbollit botëror CIES, tregon që Brazili dhe Franca janë ata që furnizojnë më tepër ligat e kontinentit të vjetër.

Saktësisht 469 futbollistë brazilianë luajnë në 31 ligat evropianë, duke qenë në një pozicion dominues me kombet e tjera, madje edhe me vendin e dytë të Francës., që kanë 312 futbollistë në kampionatet e UEFA-s, por sërish mbeten pas vendit karioka.

Në shkallën më të ulët të podiumit është Spanja me 201 futbollistë, ndërsa në vendin e katërt është Serbia, një fakt që tregon shumë mbi eksportet dhe talentet që vijnë nga vendi ballkanas. Argjentina mbyll top pesëshen.

Por, nëse marrim statistikat vetëm në pesë ligat më të mëdha evropiane, atëherë këtu ndryshojnë vendet.

Franca është vendi që ka më shumë lojtarë në Top 5, pasi janë saktësisht 116 në ligat kryesore, me një diferencë të vogël ndaj Brazilit.

Add a Comment

%d bloggers like this: