|E mërkurë, Gusht 23, 2017

Vendimi i qeverise, zgjerohen varrezat e Fierit. 

Varreza_dielli_al   Fier –  Kryebashkiaku Baftjar Zeqaj ka udhetuar paraditen e sotme drejt Tiranes per te dorezuar disa projekte  per zhvillimin e Fierit. Nje nder projektet ka mqene edhe zgjerimi i varrezave te qytetit Fier, projekt i cili ka marre OK-in e qeverise duke e miratuar  ate.

Sipas burimeve te informacionit mesohet se tashme do te kaloje fondi per shpronesimet e siperfaqeve te tokes ku ndodhen aktualishte varrezat e qytetit.

Qeveria ka vendosur sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave për shpronësimin dhe kompensimin e pronarëve të tokave që preken nga zgjerimi i varrezave publike në Fier.

Sipas vendmit në fjalë do të shpronësohet dhe kompensohen të gjithë pronarët e tokave për hapësirën prej 9532 m² të parashikuar për zgjerimin e varrezave publikë në Fier.

Ndërkaq kompensimi i tyre do të kapë shifrën e 9 532 000 lekë të cilat do të mbulohen nga Bashkia e Fierit. Sipas vendimit shpronësimet dhe kompensimi i pronarëve do të bëhet brenda tre muajsh.

Më poshtë vendimi i Këshillit të Ministrave:

VENDIM PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA ZGJERIMI I VARREZAVE PUBLIKE, FAZA III, TË BASHKISË SË FIERIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga zgjerimi i varrezave publike, faza III, të bashkisë së Fierit.
2. Shpronësimi bëhet në favor të bashkisë së Fierit.
3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen sipas masës së dhënë në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për sipërfaqen 9 532 (nëntë mijë e pesëqind e tridhjetë e dy) m²,tokë arë, në vlerën 9 532 000(nëntë milionë e pesëqind e tridhjetë e dy mijë) lekë.
4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 9 532 000(nëntë milionë e pesëqind e tridhjetë e dy mijë) lekësh, të përballohet nga të ardhurat e bashkisë së Fierit, planifikuar në buxhetin e saj.
5. Vlera e shpenzimeve procedurale të përballohet nga bashkia e Fierit.
6. Afati i përfundimit të shpronësimit të jetë tre muaj pas miratimit të projektit.
7. Regjistrimi i ri i pasurisë, për sipërfaqen 9 532(nëntë mijë e pesëqind e tridhjetë e dy) m²,tokë arë, bëhet në favor të bashkisë së Fierit.
8. Afati i përfundimit të punimeve të objektit të jetë në përputhje me afatet e parashikuara nga bashkia e Fierit.
9. Ngarkohen Ministria e Punëve të Brendshme dhe bashkia e Fierit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

 

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Berisha: Nikolla të dorëhiqet, Braçe: Qeveria t’i përgjigjet çdo maturanti

Ish/Kryemisnitri Sali  Berisha  i ka kërkuar Misnitres së Arsimit Lindita Nikolla dorehqje te menjehershme nen akuzen për kolpas në sistemin...

Close