|E shtunë, Janar 20, 2018

Vendimi, paga minimale tani 22 mijë lekë . 

113474Tiranë – Rritet paga minimale. Me hyrjen në fuqi nga 1 janari të ligjit të ri për pensionet, qeveria tashmë ka nisur të plotësojë aktet nënligjore duke bërë ndryshimin e radhës, duke vendosur pagën minimale në 22 mijë lekë.

Në bazë të ligjit të vjetër deri më tani institucionet shtetërore dhe ato private për efekt kontributesh kanë punuar me dy paga, atë 19.406 lekë dhe 22 mijë lekë. Por duke filluar nga 1 janari i 2015, paga minimale do të jetë 22 mijë lekë, kurse paga maksimale do të mbetet e pandryshueshme në vlerën e 97.030 lekë.

Të gjithë personat e punësuar dhe të vetpunësuar do të paguajnë tani e tutje më shumë para për sigurimet e tyre shoqërore e shëndetësore. Rritja do të jetë 770 lekë dhe vjen si rezultat i rritjes së pagës minimale, nga 19 mijë e 406 lekë në 22 mijë lekë.

Vendimi i Këshillit të Ministrave ka vendosur të ndryshojë pagën minimale, e cila për rrjedhojë do të ndikojë edhe tek masa e ndalesave për pagesën e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.Ky ndryshim do të sjellë rritje të pagesave, duke “dëmtuar” më shumë të vetpunësuarit, të cilët e paguajnë vetë të gjithë shumën e detyrimit.Vendimi më i ri i qeverisë mban të pandryshuar vetëm paga e të vetpunësuarëve në bujqësi, e cila mbetet 4620 lekë.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Rama: Në zyrat e punës janë 27 mijë vende të lira

Në seancën plenare të Kuvendit...

Close