|E hënë, Tetor 23, 2017

Vendimi për statusin, Spanja, Lituania e Suedia pro Shqipërisë. 

BE1    Bruksel – Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian janë mbledhur sot në Luksemburg në një takim dy ditor ku pritet të merret dhe një vendim për statusin kandidat për Shqipërinë. Në ditën e parë të punimeve nuk do diskutohet për Shqipërinë, ndërsa kjo çështje do të jetë në axhendë vetëm ditën e nesërme.

Para nisjes së mbledhjes së Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian, në një prononcim për EbS+ disa prej ministrave të Jashtëm kanë komentuar se nëse do jenë në krah të Shqipërisë apo jo nesër.

Disa kanë zgjedhur të komentojnë se do jenë pro statusit për Shqipërinë, ndërsa të tjerë, e kanë lënë surprizën për nesër.

Kështu, ministri i Jashtëm i Lituanisë, shprehet se e mbështet statusin kandidat për Shqipërinë. “Shpresoj për një vendim pozitiv për Shqipërinë”, – ka thënë Linas Linkevicius.

Ndërsa kreu i diplomacisë Suedeze Karl Bildt ka thënë se vendimi për Shqipërinë është në proces. “Vendimi për Shqipërinë, në proces, do të merret nesër”.

Një sinjal pozitiv ka ardhur edhe nga Spanja. Manuel Garcia Margallo ministri i saj Jashtëm ka deklaruar, “Kemi mendim pozitiv për Shqipërinë”.

Vendimi për statusin e Shqipërisë pritet të jepet nesër nga 28 ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së. Votimi duhet të jetë unanim për një ‘po’ pasi vetëm një votë kundër, do ta penalizonte Shqipërinë. Komisioni Europian në fillim të muajit rekomandoi pa asnjë kusht statusin për Shqipërinë. Ndërsa qeveria shqiptare ka lobuar fuqishëm tek vendet skeptike që nuk votuan pro Shqipërisë në dhjetor, duke marrë një ‘ok’ nga Holanda dhe Gjermania.

Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Holanda dhe Danimarka ishin vendet që kërkuan shtyrjen e statusit në dhjetor. Shqipëria ka aplikuar për marrjen e statusit kandidat në prill të vitit 2009. Kërkesa e Berishës u cilësua e parakohshme dhe lëvizje taktike në prag të zgjedhjeve parlamentare.

Vendi ynë është i pari në historinë e zgjerimit të BE-së, të cili i refuzohet statusi kandidat për katër vite me radhë. Dhënia e statusit kandidat për një vend potencialisht kandidat për anëtarësimin në BE është një vendim politik, pa ndonjë efekt. Pas këtij hapi vjen hapja e negociatave për anëtarësim.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Zhani Ciko shijon plazhin e Zvërnecit dhe misrat e pjekur.

      Vlorë - Ish drejtori I Teatrit të Operas dhe Baletit Zhani Ciko ka shijuar për disa orë deri në...

Close