|E diel, Tetor 22, 2017

Vendimi I prishjes merkatos në gjykatë, INUV pohonë,  sot prishet 

Fier – Edhe pse godinë 100 vjecare ish merkatua do të prishet për ti lënë vendin një shatërvani që do të ndërtohet në hyrje të parkut qëndror të qytetit. Fakti për prishjen e godinës së merkatos e pohonë edhe drejtori I INUV Hadër Çako I cili ka pohuar se prishjet po vazhdojnë sot e në ditët në vazhdim.

I pyetur rreth prishjes së merkatos  nëse janë njoftuar pronarët e sajë Çako ka pohuar se në bazë të shkresave dhe listës së pronarëve të godinës që është marrë nga ZRPP Fier janë njoftuar dhe me gojë edhe me shkrim që të boshatisin godinën  dhe e premtia ka qënë dita e fundit. Ne nuk mund të njoftojmë persona që nuk janë pronarë të godinës , ka pohuar Çako. Sot nis prishja e markatos, ka përfunduar Çako

Nga ana tjetër pronarët e merkatos e hedhin poshtë pretendimin e INUV , ata thonë se  njoftimi nuk është bërë me shkresë zyrtare, me gojë nuk quhet sepse kalon dikush rrugës e thotë prishe . Ata kur vijnë as nuk paraqiten se cilët janë , por vijnë me duar në xhepa e thonë  do e boshatisni se do e prishim. Po të ndërtohej ndonjë spital apo shkollë nuk do kundërshtonim kaq shumë thonë ata , por ish lulishtet janë me lokale e pallate e të prishësh godinën 100 vjeçare për të bërë lulishte , kjo ska vend ku të rri.

Dy pronare  Luljeta dhe Xhezmie Zeqo kanë paditur në gjykatën adminiustrative Vlorë Këshillin Bashkiak  të Fierit dhe  Këshillin e Ministrave për kundërshtim vendimi dhe në këtë rast pohonë Xhezmia derisa cështja është në gjyq nuk duhet të veprojë INUV

Zbatimi i projektit të parkut të madh të qytetit ka nisa muaj që ka filluar nga zbatimi, ai kap  nje vlerë prej 4 milion euro

vlcsnap-2016-09-26-11h28m13s186 vlcsnap-2016-09-26-11h29m02s162 vlcsnap-2016-09-26-11h29m14s31 vlcsnap-2016-09-26-11h29m35s218 vlcsnap-2016-09-26-11h29m49s125

alb365

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Renault Megane, makina më e mirë e vitit 2016

Megane është shpallur fitues i “Timonit të Artë” apo Goldene Lenkrad (Golden Steering Wheel) si vetura më e mirë e...

Close