|E mërkurë, Gusht 16, 2017

Vershime lojtaresh ne ekip. 

Apolonia-ekip    Fier – Drejtuesit fierakë po e përjetojnë me qetësi këtë periudhë të vështirë të ndërtimit të skuadrës së tyre për në Superiore. Ata gjenden tërësisht në punë, duke u përpjekur të kryejnë një merkato sa më të studiuar dhe të efektshme, tashmë që dinë mirë nevojat e ekipit. Pistat në të cilat ata po eksplorojnë janë të shumta, ndërkohë që do të afrojnë vetëm 3-4 lojtarë.
Megjithëse nuk ka asnjë emër apo konfirmim zyrtar në këtë drejtim, nga burime të brendshme mësohet se ka një interesim të madh nga shumë lojtarë që kërkojnë të veshin fanellën bardhejeshil. Kjo ka bërë që në tavolinat e drejtuesve fierakë dhe të grupit të punës së ngritur për këtë qëllim të ketë një fluks ofertash nga më të ndryshmet. Gjithsesi, fierakët nuk po nxitohen në këtë drejtim. Ata duan që t’i bëjnë punët sa më mirë, por dhe nuk po qëndrojnë as në vendnumëro. Sipas tyre, çdo lojtar që do të afrohet duhet të kalojë më parë në sitën e imët të stafit teknik.
Nuk do të afrohet asnjë lojtar nisur nga emri apo miqësitë e shoqëritë me njërin ose me tjetrin, por nga aftësitë që ata kanë për të kontribuar. Zv/trajneri i skuadrës, Marjol Miho, në një prononcim për “Panorama Sport”, u shpreh: “Na vjen mirë nga lajme që marrim në drejtim të merkatos, ku ka një ‘lumë’ ofertash nga lojtarë e menaxherë të ndryshëm për të afruar futbollistë me përvojë tek Apolonia. Por, synimi ynë është që të afrojmë vetëm lojtarët që do të bien dakord edhe me strategjinë që po ndjek klubi dhe presidentët tanë.
Nuk mund të futemi në qorrsokak, pasi synimi ynë është që ta përforcojmë ekipin me lojtarët e duhur për ta bërë atë më të fortë dhe kompetitiv. Kanë filluar kontaktet e para me lojtarë të ndryshëm si brenda vendit, por edhe në Kosovë, Maqedoni, Serbi apo Nigeri. Për sa i përket situatës, ende nuk ka asnjë emër konkret të lojtarëve që po kërkojmë të afrojmë, pasi merkato ka fshehtësinë e saj”, – përfundon prononcimin Miho.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
bledi-mane
Të q…ë Shyqyriu i Beratit!

Nga BLEDI MANE - Ah sikur te isha femer do kisha bere namin. Do argetohesha e do pallohesha pa njohur...

Close