|E mërkurë, Janar 17, 2018

Vetëplagoset me çifte 70 vjeçari 

policia vlore

Vlorë – Rreth orës 09:55, në lagjen “29 Nëntori” është vet-plagosur një shtetas me armë gjahu.

Policia sapo ka shkuar në vendngjarje ka konstatuar se ngjarja ka ndodhur në banesën e të dëmtuarit, ku kontretisht shtetasi R.D., rreth 70 vjeç, ka goditur veten në trup me armë gjahu të llojit “çifte”, për pasojë është dërguar në spitalin rajonal pasi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

I dëmtuari jeton me bashkëshorten e tij por në momentin kur ka ndodhur ngjarja ka qenë vetëm në banesë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për sqarimin e rrethanave.

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Organizatat humanitare japin alarmin për Idomenin

Greqi - Organizatat humanitare dhe...

Close