|E martë, Janar 24, 2017

Veterani ushtar serb bëhet grua (foto) 

Pak para se të bëheshin një vit që prej shkarkimit nga ushtria e Serbisë për ndërrimin e gjinisë, Helena Vukoviq më në fund është pajisur me pasaportë, leje të vozitjes dhe letërnjoftim, duke konfirmuar identitetin e saj si femër – një hap i vogël por i rëndësishëm për një shtet shumë konservativ.

Vukoviq shkaktoi reagime të ashpra vitin e kaluar kur u bë oficeri i parë që ndërron gjininë. Në janar të vitit 2015, ministria e mbrojtjes u detyrua ta largojë nga puna oficerin, me arsyetimin se “diagnoza e saj psikiatrike” mund të dëmtojë reputacionin e ushtrisë.

Vukoviq, që është në mesin e dyzetave, nuk e zbulon emrin e saj origjinal. Që prej largimit ajo ka kryer një seri të operacioneve plastike. Ajo është përkrahëse e njohur për të drejtat e pakicave gjinore në Serbi, shtet me ndikim fetar.

Asaj i kujtohet momenti kur mori certifikatën e lindjes pas shumë vjet me probleme.

“Postieri më solli letrën… kur e hapa fillova të qajë nga gëzimi”, ka thënë ajo për Reutersin.

Serbia, shtet që synon të hyjë në Bashkimin Evropian, është në një presion të madh për të promovuar tolerancë më të madhe për minoritetet. Vukoviq thotë se është shumë aktive në kampanjën e të drejtave të LGBT-së në Serbi, transmeton Koha.net.

“Ky minoritet përballet me probleme siç janë sigurimi i dokumenteve personale, punësimit dhe sigurisë shëndetësore”.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Policia arrestoi 2 shtetas https://t.co/xGOyMYV2m4 https://t.co/NOTO8ZuI1p
505 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Meta shpallet “Qytetar nderi” në Gjilan.

Kosovë - Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta është pritur sot në Gjilan, ku është nderuar me titullin “Qytetar Nderi” në Javën Kuq e Zi të shpallur në këtë...

Close