|E hënë, Tetor 23, 2017

Vetëvritet babai që përdhunonte vajzën prej tre vjetësh. 

Burg-Greqi    Greqi – Një shqiptar 35 vjeç është gjetur i vetëvarur sot në qelinë e policisë së Kallamatës, në Greqi, ku kishte shkuar i akuzuar për përdhunimin sistematik të vajzës së tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Trikorfo të komunës Messina, ku babai prej 3 vitesh përdhunonte të bijën, që kur ajo kishte qenë 12 vjeç.

Herën e fundit të abuzimit, në shtëpi ka ndodhur një përleshje mes babit dhe nënës, e cila u përpoq ta pengonte aktin mizor dhe kërcënoi se do të vetëvritej. 15-vjeçarja e pranoi abuzimin nga babai përpara psikologut, ku sqaroi se ai e kishte kërcënuar vazhdimisht për të mos treguar.

35 vjeçari shkoi dje në prokurori, i akuzuar për incest, joshje dhe përdhunimin e një të mituri. Pasi vajza u ekzaminua nga një mjek ligjor dhe gjinekologu, pritej që i ati të përgjigjej para hetuesve të Kallamatës, por mesa duket ai vendosi t’i japë fund jetës së tij. Policia ka nisur tashmë hetimet për vdekjen e 35 vjeçarit shqiptar.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Një i vdekur e 3 të plagosur

Vlorë - Një 33 vjeçar  ka mbetur i vrarë ndërsa janë plagosur 3 persona mbrëmjen e sotme në ambientet e...

Close