|E hënë, Shkurt 19, 2018

Video skandal, polici qëllon e shanë një femër . 

policia-vajzaTiranë – Televizioni “News 24″ ka siguruar një video-skandal, në të cilin janë përfshirë 2 punonjës të Policisë Rrugore dhe një qytetare. Mësohet se ajo quhet Alma Martini dhe është nga Lezha, 40 vjeçe. Në videon që transmetohet, një qytetar ka filmuar konfliktin ndërmjet tyre, në Tiranë, konflikt që kthehet në përplasje fizike.

Ngjarja ka ndodhur pasi gruaja ka marrë një gjobë për kundravajtje me mjetin e saj “Renault”, të cilën e ka refuzuar. Duke hedhur fletën e gjobës, nga pakujdesia, Martini ka hedhur në tokë edhe patentën. Policët ia kanë marrë patentën dhe kërkesës së qytetares për t’ia kthyer, i janë përgjigjur me fjalë fyese. Kjo e ka acaruar më shumë situatën; ajo i ka pështyrë punonjësit e Policisë, ndërsa njëri prej tyre e ka qëlluar me shuplakë.

“News 24” mësoi se pas incidentit, Martini është shoqëruar nga Policia. Pamjet janë filmuar nga një qytetar në zonën pranë stadiumit “Dinamo”, këtë të shtunë rreth orës 15.30.


alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Besa Kokëdhima edhe me ‘Kokëfortë’ edhe në “The Voice of Albania 5”.

Këngëtarja Besa Kokëdhima e ka...

Close