|E hënë, Shkurt 19, 2018

Vijojnë rreshjet, 11 persona të bllokuar në Nevoselë . 

10967023_865850446787578_445126907_nFshatrat e komunës së Novoselës në Vlorë janë totalisht nën pushtetin e ujin, duke shënuar zonën më kritike në jug të vendit si pasojë e përmbytjeve nga moti i keq. Edhe lumi Seman ka dalë nga shtrati i tij në Arapaj të komunës Strum, pohojnë banorët e kësaj zone . Forca të policisë dhe ushtrisë u nisën në drejtim të darrëzezës për tu shkuar në ndohmë banorëve të kësaj zone .

Ora 09:40 4 banore të bllokuar në Levan të Fierit
Reshjet e shiut të cilat vijojnë intensivisht në Fier, e kanë bërë të vështirë evakuimin e kater banoreve në Levan, shtepite e të cilëve janë përmbytur totalisht.

Ora 09:25 11 persona janë të bllokuar në Cerkovinë dhe Bishan dhe Fitore
Autoritetet e shpëtimit kanë nisur evakuimin e tre personave që janë bllokuar në një pulari në fshatin Cerkovinë, të pesë personave të tjerë në Bishan dhe të tre barinjve që janë izoluar në fshatin Fitore. Evakuimi i të bllokuarve në Cerkovinë do të realizohet me gomone, ndërsa në Bishan 5 të bllokuarit do të shpëtohen nga ajri me helikopterë. Edhe evakuimi i barinjve pritet të bëhet me helikopter.

Ora 09:00 Berat, evakuohen 90 familje, zona nën monitorimin e ushtrisë
Rreth 90 familje janë evakuuar si pasojë e përmbytjeve që sollën dalja nga shtrati e lumit Osum dhe Devoll, ndërsa rreth 300 hektarë janë nën pushtetin e ujit. Zona më e prekur në qarkun e Beratit është Ura Vajgurore. Duke iu referuar faktit që disa familje nuk lënë shtëpitë e përmbytura për të mos rrezikuar grabitjet, korrespondenti i A1 Report, Marko Diko, tha se zona është e vëzhguar nga Ushtria.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Kompania e naftës evazion 500 milionë lekë, dy në pranga, tre në kërkim

Tiranë - Zbulohet një skemë...

Close