|E premte, Dhjetor 15, 2017

Vijon protesta e banorëve për shpronësimet . 

imagesVlorë – Banorët e lagjes “Kushtrimi” në Vlorë vijojnë protestat për shpronësimet e banesave të tyre për ndërtimin e autostradës tranballkanike. Në ditën e dytë të protestës rreth 130 familje kundërshtojnë me force shembjen e banesave.

Në ndryshim nga dje, sot protestës i është bashkuar edhe Shkëlqim Selami, deputeti i LSI për Vlorën i cili ka takuar banorët. Selami tha se i ishte bashkuar protestës në emër edhe të kryeministrit me të cilin kishte diskutuar një ditë më parë në parlament. Sipas deputetit Selami çdo banor do të shpronësohet dhe askujt nuk do ti prishet prona pa gjetur më parë një zgjidhje.

“Do të rishikohen të gjitha lejet e legalizimeve dhe të hipotekave. Asnjë banor nuk do të mbetet në rrugë dhe pa shtëpi,”- ka thënë Selami. Ai garantoi se banorët do të sistemohen në shtëpi me qera për një apo dy vite dhe ata që kanë certifikata pronësie do të vlerësohen për banesën që do shembet.  Ndërsa përfaqësuesit e operatorëve turistikë janë shprehur se janë pro zhvillimit dhe turizmit por jo duke nxjerrë banorët në rrugë pa marrë më parë shpronësimet.

Ndërkohë protestuesit kanë bllokuar edhe rrugën.

Dje një përfaqësi e protestuesve janë takuar edhe me kreun e Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika i cili u premtoi se do ta ngrinte çështjen e tyre në instancat më të larta.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Plehrat/ PS tërhiqet, LSI kërkon Referendum Popullor

Tërheqjes së qeverisë nga dy nisma që...

Close