|E hënë, Shkurt 19, 2018

Vjedhin apo kanë çmëndur banorët e pushtetarët e Ksamilit ?! 

rruge plazhi Ksamil
rruge plazhi Ksamil

rruge plazhi Ksamil

     Sarandë – Kjo është një shprehje që po dëgjohet ç’do ditë e më shumë në plazhet e Ksamilit në këtë sezon turistik. Në një kohë kur kryeministri Rama flet për Rilindje dhe Ministria e Turizmit e nderuara zonja Eglantina Gjermeni flet për një turizëm elitar ku do ti jepet prioritet plazheve publike dhe shumë pak atyre private , në Ksamil në këtë sezon turistik o kanë çmëndur banorët dhe pushtetartë ose ata vjedhin në bashkëpunim me njëri – tjetrin dhe shteti nuk vë dorë mbi ta.
Pse e them këtë shprehje?
Është për të ardhur keq sepse teksa shkon familjarishtë për të pushuar ( flas për shtresat e mesme se të varfërat e bëjnë plazhin afër zonave ku banojnë dhe të kamurit jashtë shtetit )duhet të paguash parkim në parkingje privat, të paguash shezlonët çadrat , por tashmë këtë sezon turistik duhet të paguash privatin për rrugët e komunës. Kur shkon e parkon në rrugë të vijnë “trimat” privatë e të kërkojnë 3 mijë lekë të vjetra për parkimin e makinës sepse paguajnë taksa në komunë, thonë ata. Shkon e ulesh në shezlonë e paguan 9 mijë lekë të vjetra për dy shezlonë e një çadër pasi në këto 9 mijë lekë të vjetra 6 mijë I mer taksë komuna, pohojnë punonjësit e plazheve privat sepse public nuk ekzistojnë në Ksamil. Në 100 çadra e shezlonë komuna merka 600 mijë lekë të vjetra në ditë, por sa plazhe , çadra e shezlonë ka në të gjithë Ksamilin?! Po të llogarisim dy mijë çadra e shezlonë I takon 12 milion të vjetra në ditë dhe në muaj 360 milion lekë. Pra na dalka që kjo komunë paska super të ardhura. Çfarë afron ajo për pushuesit? Asgjë. Po për banorët ? Papunësi ose vjedhje në bashkëpunim.
E kështu çmënduritë s’kanë të sosur në këtë qytezë e cila me të drejtë me këtë sezon veror mbajnë familjet gjallë pasi në stinët e tjera puna është pothuajëse e pakët fare. Kjo s’do të thotë që ta “Rrjepësh morrin nga bishti” kur thotë një fjalë e urtë popullore sepse me këtë metodë këta banorë apo kjo komunë në sezonin tjetër veror I thotë ADIO poshuesve vednas dhe të huja.
A shkojnë vertët taksat në komunë? JO.
Pse e them këtë?!
Në një pëprlasje me dy djem të rinjë ksamiliotë që pata në mëngjesin es potëm më këkruan 3 mijë lekë të vjetra për parkimin e makinës në rrugën e komunës. Jo se nuk kasha të paguaja por sdoja të bëja indiferentin karshi vjedhjes së hapur. Ata përveçëse merrnin këtë shumë për një copë tokë të rethuar parkin privat ( deri këtu janë OK) por këkronin edhe për parkimin në rrugë. Kur unë u thashë që të vijë kryekomunari, e shefi policisë zonës se ju vidhni me anë të mashtrimit , ata su ndien. Atëherë kur kanë të drejtë që paguanin taksë në komunës përse u tërhoqën?
Pra në një formë apo në një tjetër ata abuzojnë vjedhin pushuesit e karshiu këtyre vjedhjeve ne qëndrojmë indiferentë.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Rama në Fier/ Qytetari: Po na shkatërron! Ja reagimi i kryeministrit

Kryeministri Edi Rama ishte në...

Close