|E premte, Shkurt 23, 2018

Vjosa del sërishtë . 

157146Vlorë – Fier – Shirat e rënë gjatë së mërkurës kanë përkeqësuar situatën e përmbytjeve në jug të vendit, ku lumi Vjosë ka dalë sërish nga shtrati.

Ora 08:30 Vjosa del sërish nga shtrati, përmbyt fshatin Fitore
Si pasojë e prurjeve nga Gjirokastra, Tepelena dhe Përmeti, niveli i lumit Vjosë ka dalë rreth 1 metër e gjysmë mbi nivelin e saj normal. Kështu, janë shkaktuar përmbytje në fshatin Fitore të komunës së Novoselës në Vlorë, zonë e cila paraqiti situatën më kritike gjatë katër ditëve të përmbytjeve në jug.

Novoselë, banorët rikthehen në banesa, ushtria në ndihmë të të prekurve
Problematike mbetet situata edhe në fshatrat e tjerë të komunës Novosele ku sërish dhjetëra hektarë toke dhe shumë banesa ndodhen në pushtetin e ujit. Disa prej banorëve të këtyre komunave janë rikthyer në banesat e tyre të cilat janë liruar nga uji, por ajo me të cilën janë përballur i ka shokuar.

Uji ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në këto godina, ndërsa shumë biznese, si pulari apo baxho kanë falimentuar.

Forcat e ushtrisë dhe Shtabi i Emergjencave vijojnë të jenë në terren dhe të shpërndajnë ndihma ushqimore për banorët.

Fier, fshatrat Darëzezë dhe Ferras më të prekurit nga përmbytjet
Shtëpi të përmbytura, toka bujqësore nën ujë dhe banorë të evakuuar që mendjen e kanë tek shtëpitë e tyre nën ujë, pasi frika se hajdutët i mësyjnë është e madhe. Kjo është panorama në ditën e pestë të përmbytjeve të fshatrat Darëzesë e Ferras të Fierit, të cilët janë ndër të prekurit nga përmbytjet.

Aktualisht më kritike situata është fshatin Darëzezë ku shumica e banorëve vijojnë të jenë të evakuuar.

Sakaq në disa zona të këtyre fshatrave shumë barinj ndodhen me bagëtitë e tyre dhe bëjnë apel për ndihmë karshi instancave përkatëse. Ndihma që ata kërkojnë konsiston kryesisht në ushqim për bagëtitë e imta.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
ZRPP Fier/ Ministria prejashton juristin

Tre zyrtarë hipotekash, në Tiranë...

Close