|E martë, Janar 24, 2017

Vladimir Putinin kishin planifikuar ta vrisnin (foto e video) 

Kanë filluar të dalin teori të reja të konspiracionit, rreth aksidentit të tmerrshëm që ndodhi para disa ditëve në Moskë gjatë të cilit humbi jetën shoferi i presidentit rus, Vladimi Putin. Teoritë e reja flasin se aksidenti ishte i planifikuar.

Pavarësisht nga përvoja 40 vjeçare që kishte në këtë biznes, shoferi i Putinit nuk arrit t’i shmangej aksidentit, ndërsa, sot përmes një blog-u ministria e jashtme ruse ka thënë se aksidenti ishte adresuar për Vladimir Putin, shkruan Telegraf.rs.

Duke pasur parasysh se shoferi i paidentifikuar i cili u vra ishte shoferi i preferuar i Vladimir Putin, nuk është dashur shumë kohë për të dal me një teori se si ai është vrarë qëllimisht, e gjithë kjo është bërë për t’i dërguar një mesazh Presidentit rus

Në mesazhin e blogut argumentohet se aksidenti, i cili ka ndodhur në Kutuzovskoj rrugës për në Moskë, i cili ishte shkaktuar nga një Mercedes, ku sipas informacioneve zyrtare, shoferi i tij humbi kontrollin dhe u përplas me një BMW, ishte në fakt një kërcënim për  Putinin.

Në tekstin e tyre po ashtu thuhet se kjo është vepër e një grupi të agjentëve të huaj që veprojnë në Moskë, të cilët nuk do të ndalen para asgjëje për ta përmbysur Putinin.

Këto paraqesin spekulime në lidhje me një paralajmërim brutal të bazuar në premisën se ky është vetëm hapi i ardhshëm logjik pas sanksioneve ndërkombëtare kundër Rusisë, që i janë imponuar me qëllim për të dobësuar boshtin e politikave të Putinit.

Një tjetër gjë që autori kishte përmendur në blog ishte se Putinin e bëri presidenti amerikan Barack Obama të duket si fëmijë, dhe kjo është loja e shahut për të “dërrasë e zezë gjeopolitik” duke demonstruar aftësitë superiore, në krahasim me të dhe politikën perëndimore.

Si dëshmi tjetër theksohet edhe një seri takimesh ndërkombëtare politike që Putin realizoj në samitin e G20 në Kinë, gjatë të cilit, ndër të tjera,  Putini kishte deklaruar arsyet pse Amerika është duke e fajësuar Rusinë për luftimet në Irak dhe tha se Perëndimi duhet të qëndrojnë larg nga ai rajon.

Përveç kësaj, aty theksohet se edhe kryeministri australian Malcolm Turnbull,  kishte pyetur ashpër Putinin se cili ishte më saktësisht roli i tij në konfliktet në Siri dhe cili ishte qëllimi i saj aty, transmeton lajmi.net.

Pra, si përfundim thuhet se aksidenti ishte mirë i orkestruar dhe ka paralajmërim të përgjakshëm për presidentin e Rusisë, që i bëhet më dije ta ndryshojë kursin e tij  politik.

y ditë pas tragjedisë, në një intervistë për “Blumberg”, Putin tha se pozicioni i SHBA për Kosovën dhe Krimenë, është një lojë e thjeshtë politike.

“Asgjë nuk mund të bëhet kundër vullnetit të popullit, por  disa nga partnerët tanë nuk e kanë kuptuar. Ata janë duke u përpjekur për të mos parë vullnetin e popullit të Krimes, ku 70 për qind e tyre janë rusëve, dhe pjesa më e madhe e tyre flasin rusishten si gjuhën e tyre amtare ata ishin për t’u bashkuar me Rusinë, ndërsa, në Kosovë janë keqpërdorur dhe vazhdon të keqpërdoret vullneti i  njerëzve që jetojnë atje”, tha Putin. /Lajmi.net/

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Policia arrestoi 2 shtetas https://t.co/xGOyMYV2m4 https://t.co/NOTO8ZuI1p
505 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Protesta në UPN, 3 muaj pa marr pagat

Fier: Punetorët e Uzinës së Përpunimit të Naftës në Fier janë ngritur ne protestë mëngjesin e ditës sotme per mungese pagash Punetoret kanë pohuar se -  Kemi tre muaj pa mare...

Close