|E premte, Maj 26, 2017

Vlahutin – BE 71 milionë euro për bujqësinë 

Ambasadorja e BE në Shqipëri, Romana Vlahutin, deklaroi se Bashkimi Evropian është i gatshëm të financojë në bujqësi në mënyrë që ky sektor të shihet me interes edhe nga të rinjtë në Shqipëri.

Vlahutin: Shqipëria do të ketë qasje në fondin prej 71 milionë euro të IPARD për bujqësinë. Bujqësia siguron 50 për qind të punësimit në këtë vend dhe 20 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Mbështetja për bujqësinë do ti japë mundësi të rinjve të hedhin sytë nga vendet ku kanë ardhur dhe qëllimi unë është të krijojmë rritje të qëndrueshme në zonat rurale.
Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti u shpreh se tashmë rajoni rrezikohet nga një sërë sëmundjesh të bimëve dhe kafshëve për të cilat është diskutuar për të gjetur një mënyrë për ti parandaluar. Panariti premtoi se brenda dy javëve do nis kompensimi i fermerëve të dëmtuar nga sëmundja e gjedhit.
Mbledhja ndërministrore e “CIHEAM”, gjatë së cilës ministrat, organizatat ndërkombëtare dhe grupet e interesit, shkëmbejnë pikëpamjet mbi çështjet strategjike mesdhetare,ka një kontribut të rëndësishëm për forcimin e bashkëpunimit shumëpalësh për një zhvillim të qëndrueshëm të bujqësisë dhe peshkimit dhe për sigurimin e ushqimit.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: PR qefmbetje me PD, regjistrohet më vete https://t.co/EV7YFWZ9Pb https://t.co/B4bs51JXkm
11,303 people follow ALB365
Twitter Pic judyrobi Twitter Pic Ianndest Twitter Pic brent633 Twitter Pic ivicespe Twitter Pic dawifey1 Twitter Pic maycol_p Twitter Pic bs_badgu Twitter Pic angie_an Twitter Pic be_be_AT Twitter Pic koseno Twitter Pic GoranPet Twitter Pic devendar Twitter Pic moazreza Twitter Pic shaunteb Twitter Pic ElkroniH Twitter Pic MindyL0u Twitter Pic brando_9 Twitter Pic Compa_Ab Twitter Pic BigbangP Twitter Pic jacobnie
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
"Terrorizmi akut" injoron identitetin kombëtar .

Tiranë - E nisën me kokëprerje të gazetarëve. Vitin e shkuar, fotografit amerikan, James Foley, iu pre koka. Ndërkohë që...

Close