|E hënë, Shkurt 19, 2018

Vlahutin – Çështja Tahiri po monitorohet nga afër 

Pas shqetësimit të ngritur nga deputetët e Partisë Demokratike për çështjen “Tahiri” në sesionin e parë të takimit të 12-të të KPSA BE-Shqipëri që po mbahet sot në Tiranë, ambasadorja e BE, Romana Vlahutin u shpreh se kjo çështje po ndiqet me shumë interes.

Vlahutin u shpreh se kjo çështje po monitorohet nga shumë afër.

“Heqja e imunitetit është një përgjegjësi sovrane e parlamentit. Presim me padurim që çështja të përfundojë nga ana e prokurorisë. Ne po monitorojmë nga shumë afër të gjithë procesin dhe presim rezultatet të bëhen publike sa më shpejt”, tha Vlahutin.

Kërkesat e larta për azil dhe trafiku i drogës ka qenë shqetësimi që ka ngritur Aldo Bumçi për përfaqësuesit e BE gjatë takimi të 12-të të Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit që po zhvillohet në Tiranë.

“A ju ngacmojnë të dhënat e shqiptarëve që largohen për azil në shtet e BE. Cila është e vërteta, në Shqipëri thuhet se po luftohet trafiku i drogës ndërsa të dhënat nga jashtë tregojnë se ka një shtim të saj”, ngriti shqetësimin Aldo Bumçi.

Ambasadorja e BE, në Shqipëri Romana Vlahutin, e cila gjithashtu përfaqëson në këtë takim Federica Mogherinin, duke iu përgjigjur Aldo Bumçit theksoi se duke iu referuar të dhënave të Guardia di Finanza gjatë 2017-s ka pasur një ulje të kultivimit të kanabisit.

“Ai grafik tregon se po punohet akoma më shumë. Ne varemi shumë nga informacioni që kolegët tanë italianë na japin. Kultivimi i kanabisit është problem i hershëm. Aksioni në Lazarat nuk ndihmoi që ky problem të zhdukej, të dhënat e Guardia di Finanza thuhet se është rritur kultivimi. Por sipas saj në 2017-ën ka pasur një ulje dramatike, jemi në pritje të shohim se si do të jetë 2018-a. Nisur nga eksperienca e Lazaratit, presim qëndrueshmëri”, u shpreh Vlahutin.

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Bie ndjeshëm kontrolli i ISIS në Siri e Irak

Përparimi i shpejtë i të...

Close