|E premte, Shkurt 23, 2018

Vlerësuesit të dehur për të bërë vlerësimet, ankohen banorët . 

157578Vlore – Jo vetëm që janë larguar nga detyra, por ndaj 2 punonjësve të Drejtorisë së Bujqësisë në Vlorë që u gjetën të pirë gjatë punës ka filluar ndjekja penale për “shpërdorim detyre”.

Kështu deklaroi zëvendës ministri i Bujqësisë, Alban Zusi i ftuar në studio për A1 Report, ndërsa theksoi se në terren për të mos u përsëritur këto raste janë drejtues të Ministrisë për monitorime.

“Ata dy persona (Hasan Hoxha dhe Gëzim Sina) nuk janë larguar vetëm nga puna, por janë kallëzuar penalisht për shpërdorim detyre. Ne terren ka shumë drejtues për të mbikqyryr gjithë procesin e vlerësimit të dëmeve por dhe shpërndarjes së drejtë të ndihmave”, deklaroi Zusi. Dy punonjësit e vlerësimit të dëmeve, Hasan Hoxha dhe Gëzim Sina ishin të dehur gjatë punës për vlerësimin e dëmeve.

Zëvendës ministri i Bujqësisë, Alban Zusi deklaroi se fermerët do të dëmshpërblehen 100% pëvarësisht se nuk është shpallur gjendja e emergjencës. Ai deklaroi se opozita nuk duhet të bëjë akuza politike për këtë situatë por me sa të mundet të ndihmojë.

Sipas Zusit, ekspertët e bujqësisë kanë nisur verifikimin dhe inventarizimin e dëmeve të shkaktura në kafshët bujqësore, prodhim bujqësor, ndërsa vuri në dukje se, aprovimi nga ana e bankave, i kërkesës së Ministrit të Bujqësisë Edmond Panariti për pezulluar këstet e kredive për te gjitha familjet e dëmtuara për nje periudhe 2 vjeçare, do të jetë një lehtësi e madhe fermerët dhe agropërpunuesit, që u përballën me përmbytjet.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Burgosen tre shqiptarê për trafik kokaine

Britani - Tre shqiptarë, të...

Close