|E mërkurë, Dhjetor 13, 2017

Vokalisti i “Elita 5”, duet me vajzën e tij. 

Elita5_4_Vokalisti i “Elita 5”, një prej grupeve më të famshme dhe të suksesshme shqiptare, ka vendosur të realizojë një duet me vajzën e tij. Në një intervistë te “Pasdite në Top Channel”, këngëtari Arif Zyberi foli për projektet e tij.

Ai tha se së shpejti do të zhvillohet një koncert të madh me filarmoni. Kurse tregoi se ka vendosur të bëjë dhe një duet me vajzën e tij. “Elita këndon shumë bukur dhe prandaj do ta bëjmë bashkë një duet”, tha Arif Zyberi, emri i vajzës së të cilit ka të njëjtin emër me atë të grupit të famshëm ku është vokalist. Arifi nuk tha se kur do të jetë gati kënga me Elitën. Arifi dhe anëtarët e tjerë të “Elita 5” janë prej 30 vitesh bashkë. “Dhe jemi ende ata që e kemi filluar. Nuk kemi ndërruar asnjë anëtar. Është kënaqësi që këngët tona pëlqehen nga publiku dhe ky është fryti i punës sonë gjatë gjithë këtyre viteve. E kemi nisur si një hobi, por na u kthye në profesion pas disa vitesh. Është kënaqësi kur krijon dhe ajo që ti krijon pëlqehet nga njerëzit”, – thotë Arif Zyberi.

Familja – “Pa mbështetjen e saj nuk do të kisha këtë karrierë që kam pasur. Shpesh udhëtoj dhe barra i mbetet bashkëshortes sime. Ajo kujdeset për gjithçka, është shtylla e shtëpisë. Kemi 25 vite të martuar dhe nuk ka xhelozi mes nesh”. Koha e lirë – “Është profesion dinamik dhe nuk na ngelet shumë kohë e lirë. Lodhja bën të vetën dhe të amortizon paksa. Ka raste kur mendon të tërhiqesh, por shumë shpejt rikthehet dëshira për të qenë përballë publikut”. Kënga e preferuar – “Nuk jam Al Kapone”, besoj se është kënga që e ka bërë të famshëm grupin tonë. Kurse kënga e fundit e grupit është “Meteor” që e gjeni më poshtë, këngë e cila doli para disa javësh.

Marrëdhënia me anëtarët e tjerë të bandës – “Përpara qëndronim edhe më shumë me njëri-tjetrin, por me krijimin e familjeve, takimet pas koncerteve janë më të rralla. Tashmë, kur kthehemi në shtëpi pas koncerteve, qëndrojmë me familjen. Edhe fëmijët tanë njihen me njëri-tjetrin dhe kanë marrëdhënie të mira. Jemi nga një qytet dhe duke qenë afër njëri-tjetrit jemi bërë si një familje e madhe”.

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Krim në familje – Burri vret gruan me thikë

Kuçovë - Një krim i rëndë në...

Close