|E premte, Qershor 23, 2017

Volejboll – Meshkujt shpërthejnë duke fituar 3-1 me Azerbaxhanin 

Volejbollistët shqiptarë bënë një paraqitje të shkëlqyer ndaj azerëve duke arritur një fitore 3-1. Kjo ishte  mbyllja më e mirë e mundshme e ndeshjeve të para të zhvilluara në Shkup të Maqedonisë. Skuadra e shqiptarëve e drejtuar nga ish-volejbollisti i njohur Jani Melka ka fituar ndaj Azerbajxhanit me rezultatin 3-1, me setet 25-22, 25-22,17-25, 25-10.

Ndeshja e hapjes së ditës së fundit ishte mjaft pozitive për kuqezinjtë që pas pas kësaj fitoreje renditen në vendin e dytë me 5 pikë. Duke përjashtuar setin e dytë të ndeshjes, tre setet e tjera u pa në fushën e lojës një skuadër e papërmbajtshme. Një fitore mëse e merituar, që lë shenjë dhe shpresë për të qenë një ndër dy skuadrat që do të vazhdojnë më tej në finalet  e Europa Ligës pasi fitoi 3-2 me Suedinë, humbi 0-3 me maqedonasit dhe fitoi me azerët 3-1.

Ndryshe nga ndeshja e së shtunës ndaj vendasve maqedonas, kuqezinjtë tanë kanë qenë më të vendosur, kanë luftuar në çdo pozicion dhe me meritë fituan me Azerbajxhanin që mbeti i fundit në renditjen e grupit. Gazmend Husaj i shqiptarëve u shpall me 21 pikë, shënuesi më i mirë i ndeshjes.

Ndërkohë emocionet e kësaj kupe do të rikthehen të premten e ardhshme, ku do të zhvillohen ndeshjet e dyta të grupit në sallën e lojërave me dorë të Parkut Olimpik në Tiranë, “Feti Borova”. Skuadra e shqiptarëve do të ndeshet në ditën e parë me Azerbajxhanin në  orën 18:00.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Rama – Fevziut/ Kam dështuar https://t.co/dc7ckyShYT https://t.co/bZhSf6tEvn
11,398 people follow ALB365
Twitter Pic Bougainv Twitter Pic cammipha Twitter Pic McBrideM Twitter Pic olsimust Twitter Pic albanaHa Twitter Pic kwabbybo Twitter Pic PercjaSu Twitter Pic Ianndest Twitter Pic brent633 Twitter Pic ivicespe Twitter Pic dawifey1 Twitter Pic maycol_p Twitter Pic bs_badgu Twitter Pic angie_an Twitter Pic be_be_AT Twitter Pic koseno Twitter Pic GoranPet Twitter Pic devendar Twitter Pic moazreza Twitter Pic shaunteb
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
6 të arrestuar prej policisë në 24 orët e fundit

Fier - Lushnje - Mallakastër - Nga Specialistët e Seksionit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Fier, u bë...

Close