|E shtunë, Maj 27, 2017

Votimi në Dibër – Partitë ndryshojnë gati të gjithë komisionerët e KQV-ve 

Një ditë para votimit, partitë ndryshojnë komisionerët e 116 KQV nga 118 gjithsej

Përmes një deklarate për median Komisioni Qendror i Zgjedhjeve informon se para fillimit të shpërndarjes së bazës materiale nga KZAZ nr. 19 për çdo QV, partitë politike kanë kërkuar ndryshimin e anëtarësisë së 116 Komisioneve të Qëndrave të Votimit nga 118 KQV në total.

“Pra vetëm pak para fillimit të shpërndarjes së matërialeve zgjedhore, KZAZ me kërkesë të partive politike për ndryshim të anëtarësisë së KQV-ve, ka marrë 116 vendime për lirimin e anëtarëve të emëruar më parë dhe emërimin e anëtarëve të rinj. Ndryshimi i 98.3% % e anëtarësisë së Komisioneve të Qendrave të Votimit, bën që edhe ata pak komisionerë të trajnuar nga KQZ, të mos jenë pjesë e procesit zgjedhor”

Në këto kushte KQZ po merr të gjitha masat që përmes instepktorëve të KQZ-së që janë prezent pranë KZAZ-së nr. 19, Dibër, komisionerët të trajnohen para marrjes në dorëzim të bazës materiale zgjedhore për Qendrat e Votimit.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: A është kjo makina 100 mijë euro e Leka Zogut të II? https://t.co/6XCcRijh3X https://t.co/unfUAVRQhB
11,292 people follow ALB365
Twitter Pic gurutran Twitter Pic judyrobi Twitter Pic Ianndest Twitter Pic brent633 Twitter Pic ivicespe Twitter Pic dawifey1 Twitter Pic maycol_p Twitter Pic bs_badgu Twitter Pic angie_an Twitter Pic be_be_AT Twitter Pic koseno Twitter Pic GoranPet Twitter Pic devendar Twitter Pic moazreza Twitter Pic shaunteb Twitter Pic ElkroniH Twitter Pic MindyL0u Twitter Pic brando_9 Twitter Pic Compa_Ab Twitter Pic BigbangP
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Rama, askush s'do ti shmanget angazhimit te dhjetorit.

   Hollande - Mazhoranca qeverisëse forcon lobimin për marrjen e statusit të vendit kandidat në qershor. Kryeministri Edi Rama ka...

Close